LQ URA Ulqin ka gjetur një dokument nga i cili shihet qartë se me paratë e qytetarëve financohet reklamimi i parcelave private të kryetarit aktual. “Marrëveshja e nënshkruar nga Nazif Cungu kërkon nder të tjera dhe incizimin e parcelave të tija private në kuadër të inçizimit të Lokalitetit, për prezantim ndërkombëtar në panairin e patundëshmerive në Mynih”, – thuhet në deklaratën e KK URA Ulqini.

“Kontrata e lartëcekur në mënyrë piktoreske tregon qartë rrugën dhe qëllimin e autoriteteve lokale, saktësisht politiken relevante që udhëhiqet në Ulqin. Kjo kontratë tregon se si kryetari i komunës përdor fonde publike për të inçizuar me dron tokën e vet e cila është e përfshirë në lokacionin Barbana qe konfirmohet me nr. e fletës poseduse 166 parcela nr. 742 KK Shtoji i epërm “- njoftuan nga URA.

“Gjithashtu, sipas informacionit që kemi ky inçizim është përdorur për reklamë dhe ekspozim të tokës së lartpërmendur në panairin e patundshmërive në Mynih, e cila u mbajt në fillim të këtij muaji. Kjo do të thotë se në këtë panair përveç pronës komunale dhe shtetërore reklamohen dhe parcelat e kryetarit të komunës në kurriz të tatimpaguesve. Nuk është problem që komuna të reklamojë dhe parcelat private, por ajo duhet të jetë në mënyrë transparente dhe jo në mënyrë që njeriu i parë i qytetit të keqpërdor pozitën e tij zyrtare “, – thuhet në URA.

Nga URA argumentohet se në këtë mënyrë, Cungu e ka kthyer kabinetin e kryetarit të komunës në agjension për patundëshmërit e tija.
“Duke u nisur nga ky shembull është më se e qartë për të gjithë se pse është dashur të vijë deri te koalicionin Cungu- PDS dhe pse Cungu kundër vullnetit të popullit e ka inkuadruar në pushtetin lokal PDS-në. Kjo është arsyeja pse nxitojnë për të zhvilluar (LSL Barbana), e cila bën pjesë vetëm toka e lartcekur, e që për këtë qeverisje lokale ka një përparësi më të madhe se shumica e pjesëve tjera tërheqëse të qytetit “- përfundojnë në URA.

By admini