Kryetari Cungu priti kampionin tonë Haris Karamanagën

Kryetari I Komunës së Ulqinit priti sot talentin e mirënjohur të basketbollit nga qyteti yne Haris Karamanagën. Harisi është pjesë e përfaqësueses të Malit të Zi në basketboll të cilët morrën pjesë në turneun europian duke u renditur në vendin e dytë.

Një gjë është e sigurt që i gjithë qyteti në mënyrë të vet i ka dhënë përkrahje të jashtëzakonshme Harisit gjë e cila e motivon maksimalisht atë. Për këtë ai i falenderon të gjithë maksimalisht e në veçanti familjen e tij e cila i ka qëndruar gjithmonë pranë duke e motivuar dhe përkrahur maksimalisht, mësohet nga Komuna e Ulqinit.

Komuna e Ulqinit ka tendencë ti japë përkrahje maksimale të gjithë sporteve me qëllim që shumë sportistë të ndjekin rrugën e Harisit sepse në të vërtetë suksesi i tij na krenon të gjithëve. Pjesmarrja dhe rezultatet në kampionatin europian e kanë shtyrë Harisin që të punojë edhe më shumë që të bëhet lojtar sa më i mirë.

Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që një i ri nga Ulqini ia ka arritur të jetë pjesë e kësaj gjenerate e cila këtë vit ka bërë historinë duke u renditur nenkampion të Europës. Harisi me lojën, sjelljen dhe prezencën e tij ka qenë ambasador i vërtetë i Komunës së Ulqinit dhe në atë drejtim ka merituar shumë më tepër se sa një mirënjohje. Nga ana tjetër, Komuna e Ulqinit nga buxheti i saj do ndajë një shumë finansiare simbolike e cila do i shërbeje Harisit si motivim që të vazhdojë punën që bën. Të jetë sportist i jashtëzakonshëm, person i dalluar dhe ambasador i Ulqinit kudo në botë.

By admini