Kryetaret e komunave të Kotorrit, Budvas dhe Herceg Novit Vlladimir Jokiq, Dragan Krapoviq dhe Stevan Katiq i’u kanë bë thirrje deputeteve të Partisë bosnjake, Iniciativës qytetare kroate dhe partive shqiptare që të mos marrin pjesë në mbledhjen e të martes të Kuvendit të Malit të Zi ku para deputeteve do të jetë propozim ligji për planifikim dhe ndërtim, shkruan dan.

Ata poashtu shtojnë se nëse kalon një ligj i tillë, Mali i Zi do të kthehet në vitin 1948 kurse komunat do të shëndrroheshin në bashkësi lokale.

Me këtë propozim të Ligjit autorizimi mbi planifikimin hapsinor i jepet ekskluzivisht Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshme dhe turizmit ingerencë e cila deri tani ishte e komunave.

By admini