Në adresën tonë ka mbërrijtur një kumtesë për opinion e Lëvizjes URA.

Kumtesen mund ta lexoni të plotë më poshtë.

URA: Lajm.me është fabrikë e rrenave, katër persona shkruajn tekset anonime

Informeri i Ulqinit ose kuazi portali lajm.me vazhdon misionin e tij skandaloz dhe fashist në përhapjen e gënjeshtrave dhe urrejtjes ndaj KK LQ URA dhe anëtarëve të saj, me dëshirë për të nxitur armiqësi mes miqve dhe qytetarëve, të cilët mes veti nuk kanë asnjë mosmarrëveshje. Kjo fushatë e pistë, e cila bëhet me urdhër nga një numri i zyrtarëve të FORCËS dhe në kurriz të tatimpaguesve, është provë se ekziston frikë e madhe në atë parti dhe se ky grup fatkeq nuk zgjedh mjete për ti arritur qëllimet e saj të errëta që ka për Ulqinin. Bëhet fjalë për grupacionin më manipulator në historinë e Ulqinit, të cilëve e vetmja gjë e shenjtë është interesi personal. Çdo gjë tjetër për ta është e parëndësishme, gjë që vërtetohet çdo ditë.

Ne e dimë se i pengon çdo anëtar i joni sepse nga ata shohin rrezikshmëri në zbulimit e mashtrimeve të tyre, por tani i pengojn edhe Forumet e qytetarëve në Facebook. I pengojn njerëzit që shkruajn kritikojnë, por edhe lavdërojnë me emër dhe mbiemër, ndërsa vet fshihen si frikacakë pas kuazi portaleve, sikur të kishin dalë nga inkubatori Gebels. Megjithatë, mos të shqetësohen, së shpejti ne do t’i zbulojmë publikut identitetin e tyre – tani për tani, në grup janë katër prej tyre!

Por asgjë nuk duhet të na çudisë nga njerëzit që kanë bërë listat e zeza të qytetarëve disa vjet më parë dhe kanë nxitur në urrejtje një numër të madh të familjeve ulqinake, për shkak të ambicieve të tyre të smuara dhe interesave personale. Kështu është dhe rasti me zjarrfikësit e Ulqinit, duke u përpjekur të nxisni urrejtje me anëtarin tonë dhe punonjësit në atë shërbim. Është vërtet skandaloze dhe shpifëse, sidomos nëse e dimë se ky është një person i cili është qytetar i respektuar, dhe që kurrë nuk ka mbytur një milingonë. Sa i përket zjarrfikësve e dinë punonjësit në atë shërbim gjithashtu dhe shefi i shërbimit se kush më shumë i ka ndihmuar në punësimin e zjarrfikësve tanë në kohë të pacaktuar. Këtë e di dhe porositësi i juaj, por është i preokupuar vetëm për studio lokacionet e veta.

Nën nivelin tonë ka qenë të komentojmë mbi këtë inkubator , që në Ulqin e quajn lajm.rrena, kështu që kemi heshtur dhe në gënjeshtrën më brutale dhe manipulimin në publik rreth Kongresit të Berlinit dy muaj më parë. Por sulmnin në njerëz nuk do ta heshtim kurrë. Përkundrazi do të jemi më brutalë se ju! Dëshira për të devijuar çdo fjalë, çdo pretendim dhe çdo deklaratë publike, për të nxjerrë çdo gjë nga kontekstit, nuk është parë kurrë në territorin e Ulqinit dhe më gjërë. Ky lloj trillimi i gënjeshtrave vetëm konfirmon atë që dihet dhe ajo është se ju jeni partia që ka dëmtuar më së shumti popullin shqiptar dhe si të till do të mbesni në histori, falë veprimeve të juaja të turpshme dhe mashtruese.

Dhe së fundmi, ju këshillojmë për të miren tuaj, që të largoheni nga fushatat e pista dhe primitive që fshiheni si frikacakët pas portaleve dhe profileve të rreme, mos të ju shkoj mendje të kërcënoni, sepse të gjitha do ti zbardhë koha, por ku mbeti pastaj fëtyra? Tashmë I kemi zbuluar autoret e këyre llojeve të teksteve, (së shpejti do ta njoftojmë publikun me emra), mbeten për t’u konfirmuar urdhëruesit, edhe pse supozohet se kush janë ata!

 

By admini