Shpëtoi banorët në Teksas nga përmbytjet, bëhet “hit” fotografia e tij

 

Beqir SINA – New York

 

Vajzat e Teksasit, po çmenden pas shqiptarit nga Kosova

HOUSTON – TEXAS : Amerika, përjetojë dy fatkeqësit natyrore më të mëdha të kohrave në një kohor prej disa ditësh për shkak të dy uraganeve të fuqishme, vërshimet e të cilave shkatuan dëme të konsiderueshme materiale dhe ndonjë humbje jete,

 

 

Megjithse uraganet ikën “gjurmët” dhe pasojat si dhe jehona e tyre mbeten pasë …..

 

Ajo që ka lënë përshtypje të jashtëzakonëshme simbas shtypit lokal dhe medies sociale Facebook, është dhe gatishmëria e vullnetarizimi i shqiptarëve në Teksas, për t’u dalë në ndihmë familjeve amerikane në nevojë.

 

Gazeta e Hjustonit “Metro” kishte arritur të kontaktojë me dy shqiptarë nga Kosova që jetojnë në San Leon të Houstonit, të cilët kishin treguar se kanë dalur me anijet e tyre, private nëpër rrugë e përmbytyra për të shpëtuar të prekurit nga ajo fatkeqësi.

 

Ata janë dy shqiptarë nga Kosova Gëzim “Jimmi” Halili dhe Ruzhdi “Razz” Halili, janë dy djem që barrën e rrezikut e kishin hedhur tutje ato ditë dhe e kanë marr timonin e anijeve.

Rrugëve që notonin nën ujë ata u së bashku edhe me shqiptarë të tjerë nga ky komunitet u dalën në ndihmë njerëzve, e më pas u kanë ndihmuar në ushqime me kamionë nëpër qendrat, ku familjet e përmbytyra ishin vendosur përkohësisht.

 

‘Po, une e Ruzhdia kam daluar me anije tona me i ndihmu njerëzve. Kamionat e firmës tonë po i përdorim për me i ndihmu me çu sene për njerëzit që janë atje ku po i mbajnë’, tregonte ato ditë të dhimbshme për banorët e Hjustonit, Gëzimi nga Houstoni për gazetën Metro.

 

Ai tregonte se vetë megjithëse jetonte në San Leon që nuk ishte edhe aq rrezik, por që me dëshirë së bashku me shqiptarët e tjer pejtar të këtij komuniteti shumë human, kishte dalur nëpër rrugët e Houstonit për të ndihmuar familjet e komuniteteve të tjera, vetëm se ai ishte shqiptar dhe i është jashtë mase mirënjohës Shteteve të Bashkuara, popullit amerikan për atë që ka bër për Kosovën dhe shqiptarët.

 

 

Humanizmi i tyre, ra në sy shumë dhe u vlerësua sa që i ka habitur amerikanët edhe tani që kan kaluar tri javë nga “beteja” me përmbytjet.

 

Në rrjetet sociale 31-vjecari shqiptar, Ruzhdi “Razz” Halili, thuhet se është vlerësuar, madje edhe i “dashuruar” nga vajzat amerikane, pasi ai dhe vëllai i tij, kan shpëtuar disa njerëz nga përmbytjet e urrganit Harvey që goditi 3 javë parë Houstonin, duke përdorur barkën e tyre me motor vullnetarisht.

 

Raz Halili, si i thërrasin atij këtu u vlerësua me titullin “Rescue Bae – Shpëtimtari i Ujit”’, pasi një fotografi e tij u bë “hit” në rrjetin social Facebook, ku tregohej ai “action” me veprimet e tij për tu ardhur në ndihmë njerëzve, gjatë atyre ditëve.

Aq shumë u rritë vëmendja ndaj fotografisë së tij, saqë vajzat teksase filluan të “dashurohen” pas fotografisë së tij.

 

Ka qenë një banore e Teksasit, e njohur me ermin e saj në “Facebook”, si Ariel Marie, e cila thuhet se fillimisht ndau fotografinë e Halilit dhe më pas ka nisur të përhapet.

 

Ajo ishte një vajzë e cila i shkroi: “Ti as nuk e di se sa shumë vetë ju kanë bekuar pas asj që keni bër ato ditë. Bile unë që po shkruaj jam dashur me ju. Unë do t’iu gjej ju” i shkruan ajo shqiptarit Razz Halili.

 

Kurse, Halili tha për gazetë Daily Mail se ai besonte se vajza ka parë punën e tij dhe i ka shpërndarë foton dhe më pas duke shkrua në rrjetin social “Facebook”.

 

Halili tha se ai dhe kushëriri i tij, Gëzimi, kanë punuar më orë tëra gjatë ditës dhe natës për të ndihmuar të përmbyturit, gjatë atyre ditëve të vështira.

 

“Më e keqja e shkatërrimit që pamë ishte në zonën Port Arthur, shtëpitë e pleqve u përmbytën ne ujë, pacientët po prisnin të lëviznin nga anijet në tokë të thatë. Shumë shtëpi dhe apartamente ishin tërësisht të përmbytura. Gjatë gjithë kësaj çmenduri, gjithashtu kishte shumë të tjerë që ndihmonin së bashku me zyrtarët lokalë të shtetit. Ishte diçka e papërshkruar të shihje njerëz që i ndihmonin të tjerët nga mirësia e zemrës, pa marrë parasysh racën, fenë apo partinë politike. Unë besoj se ky është shpirti i vërtetë i Amerikës”, tha Halili.

 

Gezimi dhe familja e tij erdhën në Shtetet e Bashkuara në vitet 1990 si një refugjat.

 

Mirëpo, ai dhe familja e tij e di mjaft mirë, se Kosova i detyrohet Amerikës me një borxh të madh, pasi ishin SHBA dhe populli amerikan, ata që u kan dalë në ndihme shqiptarëve, prej Presidentit Uillson, dhe deri në çlirimin dhe pavarësin e Kosovës, ndërkohë sot ne po shfaqim vetëm një dashuri dhe vlerësimi që kemi për SHBA- si shqiptarë, ka thënë ai.

 

By admini