Mark Gjonaj për her të dytë bënë histori në Nju Jork
Nga Bronx New York Beqir SINA
Mark Gjonaj fiton garën brenda partisë Demokrate në Nju Jork, për Distriktin 13-të në Këshillin Bashkiak, me 38.7 përqind
BRONX NYC : (Bota sot) Të martën në mbrëmje, më 12 Shtator 2017, Asambleisti Mark Gjonaj, kandidati shqiptar për një vend në Këshillin Bashkiak, në qytetin e Nju Jorkut, gara brenda partisë demokrate, ka bër një tjetër histori, duke fituar garën në Ditriktin13-të, votimet paraprake në parintë Demokrate në Nju Jork, ku konkuruan 5 kandidatë.
Simbas rezultateve të orës së fundit Mark Gjonaj e shpalli fitoren në Distriktin 13-të (City Council District 13), duke i hapur rrugën vetes në një fitore në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 7 Nëntor 2017.
Kandidatë Votes Percent
Mark Gjonaj 3326 38.7%
Marjorie Velazquez 2958 34.4%
John Doyle 1644 19.1%
Victor Ortiz 414 4.8%
Egidio Sementilli 254 3.0%
Precincts Reporting: 129 Precincts Total: 129 Percent: 100%
Shqiptaro Amerikanët në Nju Jork, me Martk Gjonaj më 2012, së bashku shkruan histori duke zgjedhur Shqiptaro Amerikanin e parë në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Tani përsëri shqiptarët e Nju Jorkut, hynë në histori mbrëmë, duke zgjedhur Shqiptaro Amerikanin e parë në Bashkinë e Nju Jorkut.
Pra, për herë të parë në historinë mbi njiqindë vjeçare, të emigracionit në SHBA, një shqiptar nga Reçi i Ulqinit, Mark Gjonaj, është prej mbrëm shumë afër për të marr një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit më të madh në botë New York City.
“Kam punuar shumë të jem një Përfaqësues i denjë për Komunitetin tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më i dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut”. tha zoti Gjonaj në mbrëmjen e fitores, Victory Night, para një grupi vullnetarësh dhe mbështesish të tij, shqiptar dhe amerikan, të cilët brohorisnin me tone të zjarrta :“Goo Mark Goo Mark!”
Shqiptarët e Nju jorkut, votuan dhe mbështetën Mark Gjonaj, nga që zëri i shqiptarve tani do të dëgjohet edhe në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, një bashki kjo që ka edhe numërin më të madh të shqiptarve në Amerikë, mbi 80 mijë shqiptar mendohet se jetojnë në pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut.
Mark Gjonaj për tre vjet sa shërbeu si Asambleist në Shtetin e Nju Jorkut, u dallua për kontributin e tij për inisiativën për Qendrën e Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Nju Jork, Shkollat Publike dy Gjuheshe, Përfaqësimin politik dhe Integrimin e Shqiptarve, Programe për të rinjë dhe të moshuar, Aktivitete Kulturore dhe Artistike, Festimin e festave Kombëtare, dhe mundësi për Bursa Studimi”