Pacientët në Mal të Zi prej sot do të mund të caktojnë vizitat tek të gjithë doktorët e zgjedhur përmes faqes së veçantë të internetit ose aplikimit celular.

Drejtori i Fondit për sigurimin shëndetësor Sead Çirgiq ka theksuar se është hapur portali i veçantë i këtij institucioni për caktimin elektronik i cili për momentin është duke u testuar. Qasja në portal do të jetë e mundur përmes Uebit (ezdravlje.me) ose aplikimit celular.

Që pacientët të mund të kenë qasje në servisin online do të duhet që ti drejtohen mjekut të zgjedhur për të fituar fjalëkalimin.

By admini