TCH

 

H I S T O R I K E! Për të parën herë në historinë e futbollist Shqiptar një skuadër kalon katër ture në Europa League dhe për të dytën herë në historinë e klubit, Skënderbeu i Korçës do të shijojë emocionet e grupeve të Europa League-s. Do të mbahet mend gjatë nata e 24 gushtit, e cila do të shënohet në një faqe të artë të historisë së futbollit shqiptar, pasi një skuadër shqiptare bëri historinë.

Të besuarit e Ilir Dajës morën një barazim 0-0 në një ndeshje heroike në “Elbasan Arena”, ku kundërshtar ishte Dinamo Zagreb, ndoshta skuadra më e mirë në Ballkan në dekadën e fundit. Futbolli është i bukur, pasi asgjë nuk është si në matematikë, futbolli është i bukur pasi ka plot të papritura të bukura, si kjo e Skënderbeut.

Një hakmarrje e ëmbël përballë një kundërshtari që vetëm dy sezone më parë i mohoi ëndrrën Champions. Tashmë historia do të rishkruhet, pasi Skënderbeu theu rekordin e Kukësit, Daja rekordin e Josës, por mbi të gjitha tregoi se asgjë nuk është rastësi, Skënderbeu është një klub futbolli që mban lart emrin e Shqipërisë, por dhe heroit tonë kombëtar. /sportekspres/

By admini