Publicisti Qani Osmani në shkrimin e tij më të fundit ”ZGJEDHJET DHE FUSHATAT ZGJEDHORE” prek një pikë mjaft interesante rreth partive politke të shqiptareve në Mal të Zi përkatësisht me pjesmarrjen dhe punën e intelektualëve në taboret e tyre.
”Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, ç’është e vërteta nga praktika e deritanishme gjatë fushatave zgjedhore ato janë munduar të vendosin relacione korrekte, kan mbajtur tubime, kanë kërkuar ndihmë nga ana e tyre dhe janë deklaruar për bashkëpunum të pandërprerë. E gjihë kjo i ngjason një farse, nga shkaku se pas fitores eventuale partitë politike shqiptare në Mal të Zi vazhdojnë me avazin e vjetër, ato mbyllen në vete duke i realizuar interesat e një grupi shumë të vogël të anëtarësisë me status të privilegjuar. Nënkuptohet se në radhët e tyre çdoherë ka vend për intelektualët që nuk e “turbullojnë ujin”, por jo edhe për ata që gjithmonë e kultivojnë frymën kritike”, shprehet Osmani