”NP “Veprimtari komunale” vendosi që prej datës 15.08.2017 të mos grumbullojë më mbeturina nga Ada e Bunës. Shkak është që pronarët e shtëpizave në Bunë (llogarisë që ju nuk jeni pjesë e tyre), gjatë vitit 2016 dhe 2017 nuk kanë nënshkruar kontratat me ndërmarrjen në fjalë, edhe pse këtë gjë e kishin obligim ligjor. Nga tashmë rreth 470 shtëpiza, në xhiro llogarinë tonë nuk ra as edhe një euro”, kështu thuhet në një kumtesë të disa ditëve më parë nga NP “Veprimtari komunale” të Ulqinit.
Situata në teren është alarmante. Një qytetar (emri i të cilit është i njohur për redaksinë) ka dërguar disa fotografi nga vendi i grumbullimit të mbeturinave tek zona e restoraneve ku shihet se situata është shumë e rënduar. Qytetari në fjalë tregon se përveç pamjeve të shëmtuar problem paraqet edhe era shumë e keqe. Me lutjen që ti postojmë këtë pamje ai njëheri kërkon që të ndërmerren masa për tejkalimin e kësaj situate.