Nga Beqir SINA – New York
A duhet edhe ky akt në procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, pra krijimin e Ushtrisë së Kosovës ?!
WASHINGTON : Procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, pra krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nga një ide me debat i fort, duket se është “shuar”, si më thënë këto kohët e fundit , mbasi shumë çështje të tjera , që kan dalë, duket se e kan lënë disi jashtë axhendave të saj Kosovën, sot.
Megjithëse , krijimi i një ushtrie në Kosovë, është theksuar se është :”Në përputhje me rekomandimet e rishikimit të sektorit të sigurisë, në koordinim të plotë me partnerët strategjikë, të Kosovës, sidomos Washingtonit – SHBA, të cilat po punojnë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovë, që nënkupton ndryshime të rëndësishme në mandatin, misionin dhe madhësinë e FSK-së”.
Pra, “Askush në Kosovë, në rajon apo edhe më gjerë, nuk duhet të shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe të domosdoshëm. E them me bindje këtë gjë, sepse FSK-ja edhe sot nuk dallon shumë nga ushtritë e tjera”, ka deklaruar Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi.
Mirëpo, sot duke shfletuar materialet e mija arshivore , gjëjë një material i cili shërben si një indikator, i cili mund të shfrytëzohet, nga Prishtina, me mbështetjen e Washingtonit.
Ai është një akt i Senatit të SHBA, realizuar edhe me kontributin me të cilin shqiptarët e Amerikës, Lobi i parë dhe i vetëm shqiptarë në Amerikë, LQSHA me Presidnet ish kongresistin republikan Joe DioGuardi dhe KKSHA, shfrytëzuan takimet dhe lidhjet e tyre, me kandidatë për Presidentë të SHBA, z/vendës President, Senator, Kongresistë, dhe zyrtar të lart të Shtëpisë së Bardhë.
Arritja e miratimit bipartizan ne Dhomën e Lart të Përfaqësuesve, Senatin e SHBA, të “Aktit i Vetmbrojtjes së Kosovës”, tregonë edhe një her, se si në takimet e tyre, është dëshmuar forcilimi i partneritet dhe lidhje të forta të komunitetit shqiptaro-amerikan me institucionet e SHBA-ve dhe me politikanët kryesorë amerikanë.
Ish- Senatori i pavarur Joe Lieberman, nga Kenektikët, i cili ka qenë një mik i vjetër i shqiptarëve, në Capitol Hilll, së bashku me senatorin legjendar John McCain, të dy miq të dëshumuar të shqiptarëve, kan futur në Senat aktin : “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës”
I cili ka qenë arritur nga lidhjet dhe takimet e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, me një ish- kandidat për president, që sot është një dëshmi e rritjes së pjekurisë së komunitetit shqiptaro-amerikan, mbi atë process të rëndësishëm – që nisi me çlirimin e Kosovës, largimin e e Sërbisë nga Kosova, dhe që shteti më i ri të kalonte në një proces të natyrshëm dhe të domosdoshëm për vet-mbrojtjen e Kosovës, pra atë që i nevoitet sot Kosovës, pikërisht krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe i njohur nga 114 shtete, deri tani.
KKSHA-ja, e cila ishte një organizatë jo-përfituese e përkushtuar ndaj çështjeve shqiptare dhe promovimit të paqes dhe prosperitetit ekonomik në Ballkan nëpërmjet nxitjes së politikave demokratike, respektit për të drejtat e njeriut dhe ofrimit të programeve edukative dhe të zhvillimit, në kuadrin e atyre takimeve të përvitëshme që organizonte athëhere, në Kongresin dhe Senatin Amerikan, pati një takim me ish Senatorin Liberman. ku u njohën edhe me“Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës” miratuar nga Senati amerikan.
Lieberman i njohur si dhe si ish- kandidati i Partisë Demokratike për zëvendëspresident në zgjedhjet e vitit 2000, zgjedhur tri herë në Senatin amerikan, ka qenë një figurë influenciale në çështjet ndërkombëtare, sidomos përsa i përket sigurisë, mbasi ai kishte fituar reputacionin e një ligjvënësi efikas që bashkëpunonte mirë edhe me kundërshtarët politikë, përfshirë edhe mikun e madh të shqiptarëve në Senat, veteranin John McCain, republikanin e Arizonës.
Një shembull i mirë i bashkëpunimit të tij edhe me ligjëvënës të partive oponente në Capitol Hill, i cili megjithse i ka kushtuar atëhere në karjerën politike, të dyve, ishte dhe miratimi i një akti i quajtur “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës”, një paketë ligjore e propozuar prej tij në bashkëpunim me senatorin republikan nga Arizona, John MaCcain, dhe miratuar nga në mënyrë bipartizane në Senat.
Ligji i propozuar në prill të vitit 1999 i bënte thirrje qeverisë Amerikane, që të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ish- Senatori Liberman, kur foli mbi këtë akt miratimin e tij e mbrojti qëndrimin e tij të fortë pro-shqiptar edhe në një intervistë dhënë gazetës angleze “The Guardian” më 9 prill 1999, për të cilën tha: “Nëse, pas një sulmi ajror të gjatë, duket qartë se Millosheviçi do të vazhdojë luftën e tij të agresionit, ne duhet të kemi një përgjigje për pyetjen se çduhet bërë më tutje?, ndërsa sqaroi se “Ligji që ne po propozojmë (Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës) na pajis ne me përgjigjen e duhur dhe me një mundësi për të t’i dhënë Millosheviçit, një mesazh të pakompromentuar: ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë atë që të vazhdojë të brutalizojë popullin e Kosovës”.
Disa javë më vonë, Senatori Lieberman përsëriti të njëjtin mesazh në të përditshmen amerikane “The Washington Post”. Në edicionin e 28 marsit 1999 të kësaj gazete prestigjioze senatori Lieberman tha se,: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë të njëjtat vlera njerëzore dhe principe … Të luftosh për UÇK-në do të thotë të luftosh për të drejtat njerëzore dhe për vlerat amerikane”.
Mirëpo, tani kur Kosova është e lirë dhe e pavarur, dhe rreziku i Rusisë në rajon ka defiluar, dukshëm, dhe Serbia ka blerë armatime nga Moska, ka një domosdoshmëri për një Ushtri të vetën të Kosovës, për vet – mbrojtje, si çdo shtet i botës, duke nxjer si një mundësi dhe aktin e Senatit : “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës”, nga ish – Senatori Joe Lieberman dhe Senatori John McCain, miratuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2000, një vit pas u çlirua Kosova.