Kosova ka shënuar fitore historike sonte ndaj Estonisë në Pallatin e Rinisë për ta siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll.

Kosova këtë përballje e fitoi me rezultat 75-69, raporton Koha.net.

Në një ndeshje të elektrizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë djelmoshat e Brad Greenbergut dhanë një performancë të jashtëzakonshme ndaj Estonisë së fortë, që tashmë ka siguruar plasmanin.

Një nga më meritorët për këtë kualifikim të Kosovës ishte kapiteni Dardan Berisha, i cili shënoi 28 pikë, 6 asiste dhe pati 4 kërcime. Ai u ndihmua nga Erjon Kastrati që shënoi 13 pikë.

Me këtë fitore Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin C me dy fitore, duke eliminuar Maqedoninë, që kishte shënuar vetëm një fitore, atë ndaj Kosovës.

https://www.facebook.com/sportiktvzyrtare/videos/1448646691855084/

By admini