Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ne një deklaratë dhanë për të përditëshmen malazeze “Dnevne novine” , që në Ulqin nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme lokale, por që ato duhen të mbahen në afat.
“Koalicioni ynë ka përgatitur për një vite e gjysë një numër të madh të projekteve investuese ku realizimi i tyre fillon pas sezonit turistik, prandaj ne e konsiderojmë atë një prioritet për t’u kushtuar fillimit të ndërtimit të projekteve të shumëpritura infrastrukturore që përfaqësojnë shtyllën kurrizore të zhvillimit të komunës së Ulqinit dhe njëkohësisht fillimin e duhur për sezonin e ardhshëm turistik.
Ne konsiderojmë se nisja e aktiviteteve të inicuara kërkonë angazhimin e plotë të të gjitha subjekteve që formojnë pushtet në Komunën e Ulqinit, dhe fushata elektorale do të pengoj dinamikën e tyre, prandaj konsiderojmë se nuk ka nevojë të shkurtohet mandati i këti pushteti dhe zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e rregullt ”, tha Cungu për të përditëshmen “Dnevne novine” .
Prej Partisë Demokratike të Socialistëve njohtojnë të kundërtën dy ditë më parë – zgjedhjet duhen që të mbahen së bashku me zgjedhjet në Petnjicë, Ulqin dhe Mojkovac , kurse Kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Ljuro Nrekic tha, se nëse PDS-ja vendos që zgjedhjet do të mbahen në nëntor, atëherë ata do të mbahen.
Cungu, megjithatë, beson se vlerësimet e tilla nuk mundë të prishin marrëdhëniet në koalicion. Thotë që ky është partneritet strategjik dhe afatgjatë në nivel lokal dhe shtetëror, dhe shton se propozimet e përbashkëta nuk janë përfundimtare.
“Propozimi i PDS-së që zgjedhjet lokale të mbahen paralelisht me tri komunat e tjera është praktike dhe nuk pasqyronë pakënaqësin mbrenda koalicionit dhe unë mendoj se nuk do të insistojë me këmbëngulje në atë datë” , përfundoj Cungu.