Përgjigjen e radhës së Levizjes URA për NP Veprimtaritë komunale mund ta lexoni të plotë më poshtë.

URA: Kërkuat NP Komunale që ti ktheni kreditë personale, qytetarët gjithnjë e më tepër largohen kurse ju pini “tompus”!

Së pari, është kënaqësina e jonë, nuk ka më polemika rreth çmimit të grumbullimit të mbeturinave – keni pranuar vetë se çmimet e shërbimeve janë rritur në mënyrë drastike dhe të njëjtën më nuk e përmendni. Tani le t’i përgjigjemi deklaratave tjera:

NP Komunale, ngadalë por sigurt është duke u bërë medie e “koalicionit të instaluar të Podgoricës”, e cila konfirmon tezën se qeverisja aktuale e shërbimit komunal e përjeton Kompanin në fjal sikur të ishte private.

Kur kemi të bëjmë me privatësinë, ju themi menjëherë – hyrja juaj në koalicion u bë me kusht që të merrni pozitën e drejtorit të NP Komunale, duke e ditur se ky është një vend adekuat nga i cili mund të shlyeni lehtësisht kreditë tuaja private. Ky është një sekret publik që secili në Ulqin e di.

Sa i përket partnerëve të koalicionit që kanë shkaktuar humbje me miliona, është  e vërtetë absolute (të cilën ne së pari e kemi thënë publikisht) dhe ju këtë e dini shumë mirë. Problemi është se ju keni pritur para derës duke u lutur që të hyni në koalicion me ata që shkatërruan sistematikisht këtë qytet për 27 vite. Në ndërkohë, për shkak të urdhrave të shefave nga Podgorica, ishit të obliguar që ti mbani në kualicion edhe pse i akuzoni për keqpërdorime, aq më tepër që të njëjtit ju kanë përçarë partinë. Kaq për moralin tuaj politik!

Tani po kalojmë tek “tenderët”. Ne ju pyesim publikisht se si keni mundur të betononi shtandin në Shtoj të poshtëm, dhe në atë të shisni pije, keni leje për këtë ??? Kurse lulet i shisni përmes tenderit, apo edhe kjo nuk është e vërtet??? thuajeni pra kurse na tërheqni nga gjuha.

Ndoshta patriotizmi juaj reflektohet me faktin se tenderët gjithmonë duhet ti marrin Nikshiqanët ose Podgoriçanët, dhe pastaj çuditeni që mijëra Ulqinak janë larguar nga jashtë qytetit. Tipari kryesor i politikës suaj është të banalizoni çdo gjë. Por ne nuk po ikim nga polemika me Juve. Pra shkojmë më tej, për kristalizimin e manipulimeve dhe budallallëqet e juaja.

Le të shkojmë tek Buna. Me sa qiramarrës keni nënshkruar kontrata për heqjen e mbeturinave nga Buna? A është faji i dikujt tjetër që ju jeni të paaftë për të bërë diçka të tillë? Si të pagojmë kur askush nuk na ka sjellur asnjë edhe një faktur? Apo ndoshta duhet të pyesim partnerët tuaj të koalicionit se si ata i bëjnë pagesat për barrakat e veta? Tezat e juaja janë qesharake, të pakuptimta dhe frut i frustrimit, e jo racionalitetit!

Ju harroni se ish kryetari juaj ka ngritur dorën për tu vendosur kufijtë e të Mirave detare aktuale, ku tani ne duhet të jemi të huaj në lumin e gjyshërave tanë. Kjo është ajo që ju dëshironi, si atje dhe në Shtoj dhe në qytet, të jenë sa më pak Ulqinak, gjersa njerëzit po largohen, ju do mbushni xhepat dhe do të tymosni tompus nëpër pazar! Ngadalë pak, ne nuk jemi as Ferhat as Nazif, as Meto e as Fatmir, e sidomos jo Dushko ose Millo. Fakti që ju keni pranuar rolin e piunit në këtë lojë të ndyrë të shahut është problemi juaj, ne kurrë nuk do të pranojm një rol të till, madje as me çmimin e ndonjë funksioni apo ndonjë kredie! Më e mira tëk do të vijë, kështu që ne paraprakisht i gëzohemi vazhdimit të dialogut!

By admini