Ambasadorja Teuta Sahatçia, e quan mbledhjen e rradhës së KS për Kosovën : “Seancë koti për një Mision koti”
Nga Beqir SINA – New York
UNITED NATIONS NYC : Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti dje diskutimin e radhës, dhe të fundit për vitin 2017, për Kosovën, ku përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, në mbledhjen e radhës paraqitën pikëpamje shumë të ndryshme për gjendjen në Kosovë, duke nxjerrë kështu me në pah edhe një herë se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të vështira.
Ambasadorja Teuta Sahatçia, Konsullja e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në SHBA, e cila ishte pjesëmarrëse e delegacionit të Kosovës, duke postuar në statusin e saj në rrjetin social Facebook, disa foto nga seanca e djeshme e Këshillit të Sigurimit në lidhje me Raportin e UNMIKut, e ka qujatur këtë senacë, sipas saj “Seancë koti për një Mision koti”.
Duke spjeguar më tej se :”Seancë koti për një Mision koti, thotë ajo të cilit i ka skaduar mandati shumë moti, Mision i cili as nuk është mision paqëruajtes (paqe ka në Kosovë që 18 vite) as nuk është Mision administrativ ( nga 2008 Kosova ka veteadministrim) por është mision me 5 yje për stafin e vet dhe me vetë prezencën në këtë formë, në shërbim të nevojave të Serbisë e miqëve të tyre, që t’a pasqyrojnë Kosovën si vend i krizës, në një nivel me Lindjen e Mesme e vatra tjera të krizave reale në botë. Mision që i mbledhë çdo 3 muaj – vëndet e Këshillit të Sigurimit ,për të diskutuar Kosovën e që paraqet një Raport pa substancë të vërtetë”, kështu shkruan në llogarinë e saj në Facebook, Ambasadorja Teuta Sahatçia, Kunsullja e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në SHBA.
Më tej ajo thotë se në mbledhejn e radhës Kryediplomati i Serbisë Ivica Daçiç, doli në elementin e vet të egërsisë shizofrenike, kur nisi të bërtasë e të shajë me rastin e dekonstruktimit të pavërtetave, për numrin e sërbëve në Kosovë.
Andaj ambasadorja Sahatçia, e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës, së bashku me anëtarët e tjer të stafit të Konsullatës së Përgjithsheme të R. Kosovës në Nju Jork, i falemnderohet zyrtarit të MJ së Jashtme të Kosovës, zotit Valdete Daka, që sipas saj me urgjencë ua ka derguar numrin e saktë të votueseve sërb, nëpër komuna në zgjedhjet e qershorit.
Ajo thotë se :“Kur minoritetet marrin pjesë në zgjedhje në numër të konsiderueshme d.m.th. se situata e sigurisë është në nivel. Informatë kjo e cila ishte e papërballueshme për Kryediplomatin Serb, që kaloi në “tjetër hesap”, pasi dolën të pavërteta thënjet e tij, për kërcnime, dhunime, përzënje të tyre nga Kosova. Ambasadori i Egjiptit si kryesues i seancës dy herë ju drejtua Kryediplomatit të Serbisë për të ulur tonet për sjellje jo-diplomatike, pa etikë dhe shkelje të rregullores, pra që ai të ruante qetësinë, dhe jo të dalë jashtë kontrollit”.
Në fund me një mesazh falenderimi të veçantë, ambasadorja e Sahatçia iu është drejtuar edhe Misioneve të SHBA, Britanisë, Francës, Italisë, Suedisë, dhe Japonisë.
Gjtithashtu ajo ka përcjell disa falenderime për raportimin të mirë edhe për përfaqësuesin e Egjiptit, Senegalit, edhe Uruguajit, Etiopisë, Ukrainës, Kazakhstanit, bëhet fjalë sipas saj për raportimet e tyre të drejta, të matura dhe mjaft pozitive për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Mirë një falenderim të madh Ambasadorja Teuta Sahatçia, Kunsullja e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në New Jork, ua ka rezervuar edhe diplomateve të kwsaj Konsullate në New York, të cilët thotë shefja e tyre, “pa u ndalur kanë punuar me misionet e ndryshme gjatë një muaji që kjo seancë të ketë sukses”
Dhe, veçanërisht, ajo ka gjetur rastin për të faleminderuar publikisht edhe diplomatët e kësaj konsullate në Nju Jork, Ylber Kryeziu, Butrint Ymeri që ishin drejtëpërdrejtë të përfshirë në këtë sfidë të rradhës së bashku me diplomatet e tjera Ines Demiri, Albana Bylykbashit, Fatmir Zajmi, dhe Liridona Malota, e etj.