Vazhdojnë polemikat në mes NP “Veprimtaria Komunale” dhe Lëvizjes URA. Lëvizja URA i është përgjigjur sot NP “Veprimtaria Komunale”, përgjigje të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

 

Me njoftimin e fundit NP “Veprimtaria Komunale” e ka tejkaluar vetëveten. Deri më tani ishte e njohur për qytetarët se kjo kompani është vatër e ushtrisë pariake, por se deklaratat e tyre do të tingëllojë si një dëftesë Komisari, një gjë e till nuk mund të pritej.

Por, as nxitimi i disa pjesëve të shkëputura të deklaratës, operacionet e panevojshme matematikore për fëmijë dhe deklarata të ulëta të llojit të vet politik që të kujtojnë në një parti në zhdukje e sipër, nuk do ta mbulojë thelbin e tregimit: çmimi i mbeturinave në komunën tonë është rritur në mënyrë drastike !!! Këtu fillon dhe mbaron e gjithë filozofia mbi këtë temë!

Këtë qytetarët e dijnë, e shohin në faturat e tyre dhe me të drejtë zemërohen. Pa marrë parasysh se ju përpiqeni për të shpjeguar diçka dhe atë duke u fshehur prapa vendimit të Kuvendit të “Koresë së Veriut”, për këtë nuk ka asnjë justifikim. Kur veçse jemi te Kuvendit, duhet ta dini se ai është themelues i kompanisë në fjal, dhe se këshilltarët e URA-së, si përfaqësues të Kuvendit dhe themelues, duhet të deklaroheni me më shumë respekt. Nëse asgjë tjetër, të paktën se ato janë ndër më të aktivizuarit në seanca dhe ndër të paktët që hapin tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët.

Jeni të sigurt që era e gënjeshtres suaj nuk do të ndikoj në punën tonë, dhe e vetmja falje ndaj qytetarët që mund ti kërkojm është se ature vazhdimisht i flasim të vërtetën dhe nuk lejojmë që çfardo teme e rëndësishme për Ulqinit jonë të vendoset nën qilim.

Ne e dimë se kjo juve ju pengon, sepse ju jeni nxënësit më të mirë dhe më besnikë të mentorëve në Podgoricë, të cilët ju kanë mësuar që të heshtni, të dëgjoni dhe mos të luhateni.

Është e turpshme që një Boutik i vogël në Ulqin të paguaj të njëjtën faturë si një restorant apo një shtëpi që ka 20 shtretër. Aq më shumë, e pranoni se komuna nuk ju ka dhënë listën e pronarëve që mbajnë turista. Por të njëjtin e keni formuluar vetë, e cila është në kufirin e ligjshmërisë.

Kurse shpjegimi në lidhje me mentorin tuaj Husoviq dhe kontrata e tij me kompaninë është qesharake për ta komentuar. Ne për ndërtimit të egër dhe vendimin për rrënimi, Ju për kontratë… E tillë është çdo punë e Juaja!

Sa i përket nesh mund të vazhdojmë të debatojmë pafundësisht. Kënaqësi është të debatojmë me juve, gjithmonë me mospërputhshmëri dhe irracionalitet na “Kënaqni”! Kështu që ju ftojmë për ta vazhduar dialogun, në mënyrë që të vihet në dukje çdo qëllimi i juaji për të dëmtuar qytetarët.

Atyre me siguri do tu ishte e dobishme për tu përgjigjur se sa aktualisht keni të punësuar? A punojnë tre veta në “parkingun” e famëshëm? Dhe pyetja e tretë: sa keni ndar vitin e kaluar para të qytetarëve për punë jashtë orarit?

 

 

By admini