Jemi brenda stadiumit San Siro. Këtu Shkëndija e Tetovës në do të nisë historinë, Do të përballet me Milanin në kuadër të ndeshjes së parë të playoff-it të ligës së Evropës. Kuqezinjtë janë gati për të sulmuar ekipin e Viçenco Montellës.

Futbollistët e Shkëndisë stërvitjen e fundit para ndeshjes e zhvilluan në fushën e San Siros, për ta shijuar atë dhe për tu adaptuar sa do pak me terrnin, në të cilin do ta sfidojnë njërin prej klubeve më të trofeshëm në Evropë.

Milani në këtë ndeshje është favorit absolut por, motivi dhe forma e mirë e Shkëndijës japin shpresë për një rezultat pozitiv. Spektaklin kuqezinjtë e nisën që në zhveshtore.

Spektakli nuk do të mungojë edhe gjatë ndeshjes, e sidomos në tribuna, pasi grupi I tifozëve “ballistët” nga Tetova në mënyrë të organizuar, me 18 autobus kanë arritur në Milano për të mbështetur ekpin e tyre. Të pranishëm në tribuna do të jenë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe Zvicër.

Dacia, Helsinki dhe Trakai ishin skuadrat të cilat i eliminoi Shkëndija për të arritur këtu ku është.

Sipas çmimit të lojtarëve, Milani vlenë rreth 300 milion euro, ndërsa Shkëndija rreth 1 milion.

Italianët pak e njohin Shkëndijën, por ata me siguri kanë dëgjuar per kapitenin e kësaj skuadre Ferhan Hasanin, i cili i shnëoi gol Italisë me përfaqësuesen e Maqedonsië në ndeshjen që u zhvillua Shkup për eliminatoret e botërorit.

Nikoqiri i shtëpisë së Milanit, shëtitën trajnerin Qatip Osmanin dhe kapitenin Ferhan Hasanin brenda në Casa Milan, për tua prezantuar kupat e fituara dhe për t’i treguar se me kë kanë punë, por Osamni dhe Hasani e din se me kë do të përballen. Ata thonë se nuk kanë ardhur në Milano për tu mbrojtur.

“Frika te ne nuk ekziston. Respekti i madh po. Të gjitha rrethanët para ndeshjes e bëjnë të veten, por kur dalim në fushë është një gjë krejtsisht tjetër”, tha Qatip Osmani, trajner I Shkëndisë .

“Ne nuk kemi ardhur këtu për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ne kei ardhur këtu për të përfaqësuar klubin në mënyrë sa më të mirë dhe të marin rezultatin që është më I mirë për ne, të jetë në favorin tonë dhe të kemi gjasa në ndeshjen kthyese”, tha Ferhan Hasani, kapiten i Shkëndisë.

Milani është 18 herë kampion i Italisë dhe 7 herë fitues i Ligës së Kampionëve, së fundmi gjatë merkatos ka qenë ekipi më aktiv në Evropë, duke e reformuar pothuajse tërësiht skuadrën me lojtarë të ri.

Trajneri Vicenzzo Montella e ka marrë me seriozitet ndeshjen me Shkëndijën andaj do të del në fushë me më të mirët.

“Ata kanë luajtur më shumë ndeshje zyrtare se ne dhe kanë kaluar tre raunde për të mbërritur deri këtu. Në ndeshjen e fundit kanë mundur kampionët në fuqi të Maqedonisë dhe janë një formë të shkëlqyer. Kanë futbollist me talent në repartin e avancuar dhe janë të paparashikueshëm. Shkëndija është një skuadër europiane shumë e përgatitur taktikisht. Megjithatë gjithçka varet vetëm nga ne”, u shpreh Vicenzzo Montella, trajner i Milanit.

Milani gjatë historisë dy herë ka fituar Ligën e Evropës, atëherë kur ky kompeticion njihej si Uefa Cup. Tani me rrgullat e reja të Uefas, që nga viti i kaluar fituesi i Ligës së Evropës, siguron një vend për në Ligën e Kampionëve. Me këtë Milani do të jetë shumë i intresuar për këtë ndeshje.

Milani është gati, Shkëndija gjithashtu. Në ora 20.45 e gjithë vëmendja është në San Siro. Shkëndija është ekipi i parë shqiptar që zbret në fushën e njohur San Siro.

rtv21

By admini