Eksperti për hidrologji Prof. dr. Mihajlo Buriq dje ka dhënë një intervistë për portalin Analitike dhe të tërën ia ka kushtuar mbylljes së grykëderdhjes së djathë të lumit Buna dhe shkaqet që kanë sjellur deri këtu.
Prof. dr. Buriq tregon se shkaqet kryesor e të gjithë kësaj është për shkak të proceseve natyrore, fuqisë erozive tëmadhe të lumit Drin dhe ndikimi i hidrocentraleve në Shqipëri.
I pyetur nëse shtëpizat në të dyja anët e Bunës në grykderdhjen e djathtë të saj dhe ujërat e zeza kanë ndikim në gjithë këtë, prof. dr. Buriq deklaron se ”shtëpizat në Bunë mund të ndikojnë në kualitetin e ujit për shkak të derdhjeve sanitare si pasojë e rregullimit joadekuat të ujërave te zeza por nuk kanë lidhje me mbylljen e grykës së Bunës”.