TORONTO CA: Dje, në Toronto të Kanadasë u zhvillua kampionati i Amerikës Veriore Qedrore dhe Caraibean si dhe kampionati kombëtare kanadez, ku Gëzim Dimnaku, atleti shqiptar me pasaport kanadeze, u shpallë kampion i kontinentit Amerikan si dhe kampion i i Amerikës së Veriut dhe Kanadasë për kategorinë Master në kërcimin trehapësh që është dhe gara e tij më e preferuar ku Dimnaku thuhet se ka thyer rekordin e këtyre kampionateve me 60 cm .

 

Gjithashtu, atlenti që luan për flamurin e Kanadasë, shkodrani Gëzim Dimnaku, mori dhe medalje argjendi në kërcimin së gjati. Për tu theksuar është se aty morën pjese dhe ishë atletë nga i gjithë kontinenti Amerikan si dhe ish atletë të elitës olimpike amerikane, si sprintieri i njohur Water Dix .

 

është për tu theksuar se atleti Gëzim Dimnaku, vetëm për vitin 2017 ka thyer 3 rekorde kombëtare kanadeze : 2 në kërcim trehapësh dhe 1 në kërcim për së gjati.

 

Dimnaku, thotë se :” Unë akoma mbaj edhe rekordin kombëtar Shqiptar në trehapsh për salla të mbyllura, rekord i thyer ky tha ai në Dortmund të Gjermanisë, ku aty isha dhe atlet nën kontratë me ekipin e Dortmundit, ku këtë rekord e barazova edhe mbas 2 muajsh me ekipin kombëtar Shqiptar në kampionatin Ballkanik, në Athinë në vitin 2003 “/B.Sina/

By admini