Ditëve të fundit në disa fshatra të brezit kufitar Anës së Malit janë vizituar nga një investitor potencial, së paku si i tillë është paraqitur, i cili ka shpreh interesim për blerje ose marrje me qira të parcelave shumë të mëdha të tokave si dhe parcelave pyjore.
Siç mësohet nga banorë të fshatit Çapraj të Anës së Malit, investitori në fjalë mendon që të investojë në një fermë të kafsheve.
Ka shumë banorë që shtijen e tokave as që e mendojnë por që ka edhe të tillë që nga oferta të tilla edhe mendohen.
”Tokën e të parëve të mi nuk mund ta shes”, kështu shprehet njëri banor i zonës duke shtuar se këtë kemi të vetmen pasuri të cilën e kemi trashëguar dhe duhet ta ruajmë. Banori në fjalë poashtu shton se mund të bisedohet për mënyra tjera të bashkëpunimi por në asnjë mënyre shitjeje.
Por, duke e ditur se zona në fjalë është ndër më të varfërat e Komunës së Ulqinit shumë fshatarë tashmë kanë filluar që të tundohen nga ofertat të tilla edhe pse çmimet si të blerjes apo edhe marrjes më qira janë shumë të vogla.
Nuk dihet nëse për projekte të tilla kanë informacion autoritetet komunale të Ulqinit apo edhe subjektet politike të cilët e kanë oblgim që të jenë sa më afër qytetarëve të tyre dhe ti udhëzojnë dhe këshilojnë edhe për vendime të tilla.