Nga Beqir SINA
WASHINGTON D.C: Visar Zhiti është emrëruar si Ministër Këshilltar nga qeveria Rama, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është konfirmuar për gazetën tonë nga vetë i emëruari për këtë post diplomatik, i cili tha se posti i tij : “Është pothuajse, i njëjtë me atë që 90 vjet më parë (1926), kur Mbreti Zog i I-rë, caktoi si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington D.C. kryeqytetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), publicistin, shkrimtarin, dhe kritikun Faik Konica”.
Emri i Visar Zhitit, për diplomacinë shqiptare nuk është një emër i zakonshëm.
Zhtit ishte propozuar nga Kryeministri Edi Rama, për ambasador në Vatikan, por që Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretojë atë.
Megjithatë, Zhiti shërbeu për disa vjet në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan pa dekretimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ai është figurë e moderuar e të djathtës, shkrimtar dhe ish i persekutuar.
Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti është gjithashtu ish-ministër i Kulturës në qeverinë Berisha, në periudhën prill-Shtator të vitit 2013.
Në vitin 1997 Zhiti ka qenë atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, deri në vitin 1999.
Zhiti ka qenë gjithashtu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, por nuk mori votat për të qenë përfaqësues i kësaj force politike në parlament.
Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark – Tiranë.
Simbas librit të Ilir Ikonomit, “Faik Konica – Jeta ne Uashington” thuhet se Faik Konica ka qenë si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington D.C. kryeqytetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), nga 1926 deri në vitin 1939, caktuar nga Mbreti Zogu i Parë.
“Publicisti, shkrimtari, kritiku Faik Konica, një nga mendjet më të mëdha që ka nxjerrë Shqipëria, gjatë periudhës së shërbimit si Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë viteve 1926-1939,si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington D.C. kryeqytetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në vitin 1939, caktuar nga Mbreti Zogu i Parë, duke kryer dhe detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë, në ato vite” ka shkruar gazetari Ilir Ikonomi, studiues dhe shkrimtar, në librin e tij “Faik Konica – Jeta në Uashington”, bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare.
Ku libri i Ikonomit, “Faik Konica – Jeta ne Uashington” hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat mes tij dhe Kostë Çekrezit si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.