Qendra e Kulturës – Biblioteka e Ulqinit në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojnë sonte, në orën 20.00, në mjediset e Bibliotekës së Qytetit përurimin e përmbledhjes “Muret” të shkrimtarit Enes Haliloviq. Mbrëmja organizohet si pjesë e aktiviteteve në kuadër të Panairit të Librit – Ulqin 2017.
Libri është botuar ditë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa është përkthyer në gjuhën shqipe nga Qazim Muja.
Enes Haliloviqi vlerësohet si njëri prej autorëve më të shquar të letërsisë së sotme boshnjake, kurse vepra e tij “Muret”, i pari libër në gjuhën shqipe i këtij shkrimtari, cilësohet nga kritika një arritje e re e tij drejt majave të letërsisë.