Klasa IV3, GJENERATA 76/77

Shkruan Vildana Dibra Zhubi

Dera ende qëndron aty si një dëshmitare e kohës dhe mallëngjimeve. Nisem me zemër. Jo , jo nuk fluturova,sepse nuk mu ba, por u nisa me zemër . Kujtimet i morra me vehte.Disa ishin zbehur fare , disa të gjalla ende kishin mbetur.Por shumica vlonin në trurin tim.”He moj çe don ti , 40 vjet kaluan?Katërdhjetëëëë ?! -“Pak të duken ty?”

Uh,vertetë 40 vjet nuk janë pak.Kush më ka faj që zemra nuk plaket ?

Erdha aty ,me të gjithë ju para derës gjimnazit. Më rreh zemra fort si një gocës që bie në dashuri me librin e parë i cili i bie në dorë. Më dridhet pak zemra dhe këmbët sikur po më trathëtojnë. Heci dhe kthehem pas. Hapat hecin përpara , kujtimet kthehen pas. 40 vite kthehen si 400 .Si 4 . As vet nuk e di. E turbulluar fare trokas në derën e gjimnazit. Dëgjohet zilja si jehona e gjithë hapsirave me gazin e rrinisë hyjnore. E çeli derën dhe i shoh të gjithë të ulur dy nga dy në bankat e klasës. Më vjen pak si mallë, e fshijë lotin se më vjen turp nga vetëvehtja që nuk po duroj lotin.Mê rrjedhë veç në anën e zemrës,vetëm një lot.Sillem koridoreve fare e habitur !

Hej, hej o kohë po kur ike kaq shpejtë? Ku na përplase, ku na shpërndave? Pse e ndale gazin? Lere, lere aman të qeshurat mos i ndal ! Dua ti ndëgjoj . Aman sa më paska marrë malli për këto të qeshura. Vijnë nga zemra! Vite te bukura të ambla të shejta. Ecnim mbi gurtë,detin dhe valët e kulluara,mbi diellin e qeshur nga lumturia me qeshjet tona të rinisë. Nuk kishte kush na e ndalon at gaz,që sillej verdallë në qytezën e shekukjve. Ecnim me hapat e guximit,me gazin rinor,me lumturinë që mendonim është vetëm e jona me sinqeritetin dhe shpirtin e bukur. Shpesh mendonim që tokën nuk e prekim,ishin ditët tona dhe vetëm tona.

Erën e Ulqinit e adhuronim pa e ditur fare që një ditë shperndahemi dhe diku me mallin e moshes takohemi gjithmone edhe nga larg.Ndalu,i thashe vehtes,kaluan ato vite.Kaluan e kupton ,ishin të bukura dhe kaq!

U ndala .Qëndrova diku mes derës së klasës dhe kujtimeve.Nuk më hyhet mbrenda, s’ma duron zemra. Nuk më iket , s’ma durojnë këmbët.Mbes e shtangur diku në mes të derës dhe kujtimeve! Ju shikoj me mallë. Profesoresha e ulur me ftyrën e sajë të engjullit më fton të ulem.”Të gjithë janë këtu “- më thotë !

“Eja, eja se mësimi ia nisi .” Ti e don Migjenin, vllezërit Frashëri, Ali Asllani, Lorca, Khayam ….eja se tani ia nisi ora e parë .”

Ndëgjoj një zë tjetër:Kufijtë,kufijtë ,tokat shtetet,lumenjtë,malet dhe oqeanet janë interesant,pozitat e tyre ,bukurija.Eja se ora i a nisi !”

“Jo moj eja se Pitagora e udhëheq botën.Numrat ,numrat ! Po nuk i dite llogaritë ashtu si duhet ,mbetesh pas.Llogaritë pra,jeta është veç llogari,eja se u vonove.

“Hiqu moj të gjithave,po nuk pate O2 dhe H2O si mundesh të jetosh ?

“Si mund ti ikësh trojeve kreshnike moj, Ilirëve,Donikës,Teutës,Gentit, Greqisë antike, Mbretërive të Anglisê, Spanjës,Francës? Ku me dite,një ditë mund të jetosh në Angli dhe pse mos t’a dishë historinë e sajë ?Tregimeve të gjata,fortesave fitoreve me luftra të përgjakura të gjitha janë fati i njeriut.Ora ia nisi mos u vono!”

“Der,die,dass…e di kur perdoren?E di si thuhet faleminderit ne gjermanishten ?Ku hupe,ora gati mbaroi !

O tempora o mores,Omnia,mea mecum porto ! Ab ovo.Ku i le,ku i le te gjitha ?”

Sikur të gjithë po shtyheshin ! Kush më tepër t’na dhurojë diturinë.Kush me shumë na udhëzon në rrugën që do ta marrim !

U turbullova fare.Trokita në të gjitha dyert.Trokita fort .U hap dera kujtimeve,zilja ia nisi me ra.Dëgjohej gëzimi çdo anë.U ndala prap dhe i thashë.Ju faleminderit të gjithëve.Na falni për zhurmën,për gabimet ,për gazin ,për veshmathjen ndoshta jo gjithmone të duhur,për mungesat nga ora pa pikë nevoje,për të gjitha na falni.Por një landë e keni lanë mangut.Landën e vet jetës.Nuk na treguat që jeta sjellë edhe ndarje,largësi,vuajtje,mendime.Nuk na treguat që të jesh i fortë eshte e vetmja zgjidhje kur tjetër zgjidhje nuk ka.Nuk na treguat se mund ta harronim njëri tjetrin bile edhe fytyrën dhe emrin.Që disa nga ju mund mos ti takojmë kurrë ma në jetë.Apo nuk deshtët me na e prishë gazin,lumturinë e cila hidhej si poleni i luleve dhe mbillej në çdo zemër.E kuptuam vet jetën se e gjithe jeta na qenka shkollë .E kuptuam të gjithë në mynyrën e vet unike.Me sfidat,sukseset ,familjet,vendlindjet e adaptuara,me përvojat dhe me gjitha që vijnë pas.Ju faleminderit që na e latë gazin ende në buzët tona dhe nuk na treguat se jeta vie me shkolle që kurrë nuk përfundon.Nuk na e prishët gazin dhe lumturinë sepse ajo mbeti vula e vetme e shkollës.

U ndala pranë derës kujtimeve.Dera u mbyll.Morra me shtri dorën,dhe nisa ta marrë dorën e të gjithë juve.Të përshëndetem me të gjithë ju që nuk ju kam pa me dekada.Sot para gjimnazit.Më mbet dora sikur e ngritur.Më mbet sikur thatë.S’pata çajre dhe e ngrita doren lartë t’ju përshëndes të gjithëve prej së largu ! Kujtimet janë kujtime i thashë vehtes edhe kur je largë..Ju pershendes nga zemra generacijoooo !Me dorën e ngritur lartë dhe zemër të hapur….për ju dhe vendlindjen time .

 

Po e pyes kohën

-Ku po ngutesh?
-Sa shpejtë po hec?
-Je pak si e pa mëshirë,
-T’ë përcjelli e kam vështirë
– Pse nuk ndalesh?
M’u përgjegj:
“Unë shpejtë heci,dhe unë vendos,
Qê ti mos t’ë vëresh asgjë,dhe mos t’kuptosh “!

-Po e kaluara ku mbeti?
-Pse edhe atë po e merr nga truni dalë ngadalë?
“Jo Jo,të duket ty,se aty i ke,të grumbulluara si mal!
Në arkën e kujtimeve ,
Të paluara me aromën e gjethit ullirit”.
Të mbyllura me çelës florinit.

Nën dritën e hanës,dhe valët e Ulqinit!
Ke molja Kalasë,Galebi dhe Jadrani
Valdanosi,gjimnazi dhe Limani.
Me darsmat Ulqinake dhe gusharaveli,
Rexhep Abazi veterani,
Kino Bashta dhe Daut Pehlivani,

Me Bejazen dhe Rizo Arapin,

Peshkatarin njalat edhe krapin.

Dhe japrakun me voj ulliri,

Gjitha anet aroma gjethit te blirit!

Këmbëzbathur ranës dhe plazhit Ulqinit,

Me rrezet e lakmisë edhe prej vet florinit.

Afër Gjeranave,dhe hijes fikut .
Afër burimit kronit t’Zabelit

Zanit dallandyshes dhe harabelit.
Ke gështenja e vjetër ndër rrezen e ndritur.

Ku piqeshin geshtenjat në mangallen me prush ende pa u fikur.

Me shijen e shegës,kimçave dhe molles japane,

Ah ah te gjitha sa shume ti pat kande”.

-Uh moj kohe se c’mi kujtove,

Po t’mi kthesh pse kurr s’mendove?

Në Sarajevë,Bashçarshi dhe Sumbul Çesma,
Vase Miskina,edhe ke Zhela , Kurta,
Ditë të Mira dhe të bukura.
Durrës,Gjirokastër dhe Sarandë,
Prishtinë,Gjakovë dhe Therandë,

Dhe prap prap kthehen
Ke ulliri Gjeranave shtëpisë vjetër,
Aty ,aty mbeten kujtimet dhe askund tjetër”.

“Po a të kujtohet Saiti i verbër një plak gjemxhi

Anija Gloria që beri gara dhe hyri në histori

Në Afrikën e largët edhe kudo që shkonin,

Me ato tregime në gjumë cdo natë ju çonin”?

-Mjaftë ,mjaftë o kohë me kujtime,

Sepse trunin c’ma përzine!

Më trazove më turbullove,

Ah sa fortë më përmallove,

Lere,lere se shume shpejtë shkove!

_Po ama me thuaj se…..

-Po e tashmja,sot,sot,ku jam?

“Në botën e parave të mykura dhe padrejtësive
Mes buzëqeshjeve fallso dhe erës mashtrimeve
Mékateve djallore dhe t’rrejshme premtime,
Ku veç fëmijët përdoren për flijime”.

-Po unë hiç o kohë nuk po kuptoj,
-Ku isha,ku jam dhe ku po shkoj ?

-Hej po ndalu pak ,
-Se nuk dua t’ë ngutesh!

“Hec ,hec ti,mos e ndal hapin

Unë të them kur me ndalë vrapin.

Unë vendosi ditët e fëmirisë,
Të rinisë dhe pleqërisë .

“Koha juaj,fati juaj,
Si të dush ti më thuaj,
Dhe ti hec hec e mos e ndal hapin,
Unë vendosi kur e ndal vrapin!”
Jam e shpejtë si vetima,
Shpesh herë vi me murmurima,
Sjell diell dhe sjelli hanë
Pa fat t ‘vetin askend s’kam lanë”.

– Po ama t’kuptoj veç ngadalso pak hapin!
“Jo,jo ti je ajo që më përcjell vrapin”!

U përgjegj pa mëshirë koha!

-Ik,ik o kohë se unë nuk mund ty të ndalë

Ama edhe kujtimet kurr nuk mund ti falë !

ANTON IVANOVIQ, BERHAN GJINOVIQ, FADIL GJENÇIQ, IDRIZ LEKPERIQ, ILVANA PESHKU, HYRIJE BARDHI, LAFE UKOSHATA, NURIJE NIMANBEGU, RIFAT ARDOLIQ, REXHEP HAJDAREVIQ, SELATIN MAROVIQ, SUADA PULTI, SUADA MILLA, SUADA XHUXHIQ, SUADA ÇAPUNI, SMAJL LEKPERIQ, TAIP MAXHURIQ, ZYMRETA SHATA, XHEVDET HOXHA, XHAFER BERJASHEVIQ,HASIJE PEREZIQ DHE UNE VILDANA DIBRA.

Londër 08/08/17

By admini