Internet me shpejtësi deri në 100 Mbps, televizion me shumë kanale, telefoni celulare me mbulesë zone dhe telefoni fikse janë të gjitha këto mundësi të reja për banoret e zonës së Anës së Malit.
Kompania e njohur M tel & Teuta ditën e enjte ka hapur zyrat e veta edhe në Katërkollë të Anës së Malit në mënyrë që të jetë sa më afër banorëve të kësaj ane.
Siç mësohet nga kjo kompani, fshatrat Katerkollë, Brajshë, Draginë, Selitë, Sukubinë, Zenelaj dhe Krythë mund të përfitojnë nga këto oferta pas dy javëve kurse të gjitha fshatrat tjera që nuk janë në këtë listë do të përfshihen në ofertë brenda muajit shtator.
Kjo kompani ka punuar që të ketë shumë lehtësira për klientet e saj të ri nga këto zona në mënyrë që ato të jenë sa më të kënaqur.
Prandaj, nga kjo kompani ftojnë të gjithë të interesuarit që të lajmërohen tek zyra e posahapur në Katërkollë për të marrë detajet dhe ofertat e plota si dhe për regjistrim. Klientët aktual por edhe ato të ardhshëm në zyrat e kësaj kompanie në Katërkollër mund ti kryejnë te gjitha procedurat rreth shërbimeve që ofrohen lidhur me internetin, telefoninë celulare, telefoninë fikse, televizionin, pagesat si dhe të gjitha akteve tjera.
Zyra e punës në Katërkollë do të jetë e hapur çdo ditë pune nga ora 9 deri në ora 17 kurse per informacione mund te therrisni edhe ne numrin e telefonit 00 382 68 846 669.