
Një paradoks i llojit të vet po ndodh në raportet dhe qëndrimet e partnereve të koalicionit që udhëheqin me komunën e Ulqinit.
Ditën e hënë në parlamentin e lokal të Ulqini u mbajt mbledhja e radhës ku debati ishte më i ashpër se zakonisht. Edhe pse të gjitha së bashku udhëheqin me komunën kanë filluar kritikat për punën e deritanishme bga qeverisja lokale në këtë qytet.
”Nuk jam i kënaqur me qeverisjen lokale në Ulqin”, kështu do të deklaronte Loro Nrekiqi, kryetar i Kuvendit të Ulqinit dhe njëri ndër partneret kryesor të qeversijes lokale që vjen nga radhët e DPS-it.
”Qytetaret kanë pritur shumë nga ky koalicion”, ka vazhduar Nrekiqi duke shtuar se shumë projekte nuk janë realizuar.
Nrekiqi shtoi se edhe disa riparime nëpër rrugë të qytetit që janë bërë nuk janë të komunës por nga Drejtoria e punëve publike të Malit të Zi.
Në konsatitmet e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit Nrekiqi nuk pati as edhe një replikë.
Nuk dihet nëse kjo ”plasje” ne mes të DPS-it dhe partive shqiptare të cilët udhëheqin me komunën e Ulqinit janë më shumë fillim i heqjeve të përgjegjësive para fushatës për zgjedhjet lokale që tashmë janë paralajmëruar për në nëntor të këtij viti.