Këshilltari i Lëvizjes URA Dritan Abazoviq në mbledhjen e ditës së hënë të Kuvendit të Ulqinit ka shpërthyer në një lumë akuzash në drejtim të udheheqësve komunal të qytetit të Ulqinit.
Një ndër pikat e shumta të përmendura nga këshilltari Abazoviq kanë qenë ndërtimet pa leje në emër të të cilëve, sipas tij, inspektorët kanë mundur të marrin 1 milion euro ryshfet.
Në këtë pikë ai tha që ata pare nuk i kanë marrë inspeksioret lokale por që faji i udhehëqësisë së Komunës së Ulqinit është se partitë e tyre janë në koalicion me partinë kryesore në nivel shtetror, atë të DPS-it.
DPS me partitë shqiptare udhëheq me Komunën e Ulqinit edhe në nivelin lokal.