Muajt e verës në Ulqin, Anë të Malit dhe Krajë janë shumë të ngjeshur me dasma dhe gëzime të ndryshme familjare.
Tradita jonë kërkon që nuses t’i plotësohen disa kërkesa të caktuara të cilat e sapomartuara duhet t’i ketë dhuratë nga dhëndri dhe familja e tij e të cilat shpeshherë bëhen shumë të kushtueshme.
Ndërsa ata që kanë punë me këto çifte të ardhshme janë dyqanet e nusërisë, argjendaritë, muzicientat por edhe restorantet ku zhvillohen dasmat.
Zakonisht në gëzime të tilla familjare familjet nuk kursejnë pa marrë parasysh gjendjen ekonomike të tyre si mund të jetë.
Sipas shumë njerzëve të cilët i dinë pak a shumë çmimet e përgjithshme, duke mos hyrë në detaje, mendohet se shpenzimet e dasmave të një çifti të sapomartuar (zakonisht dy ahengje) mund të shkojë prej 15000 euro deri 25000 euro por ka raste edhe më shumë.
Nëse marrim nje mesatare të shpenzimeve prej 20000 euro për një dasëm të një çifti dhe nëse këtë shifer e shumëzojmë me 4 dasma të tilla në një jave rezulton se për një javë mund të shpenzohet 80 000 euro.
Nëse shifrën e fundit e shumëzojmë me 8 javë, aq sa kanë dy muaj, rezulton se gjatë verës mund të shpenzohen rreth 640 000 euro ne dasma.
Duke e ditur që dasmat organizohen edhe gjatë mujave tjerë të vitit lirisht mund të thuhet se për një vit në komunën tonë mund të shpenzohen mbi 800 000 euro në organizime të tilla.
Dasmat e Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës janë dasma shumë të njohura në hapsirën mbarëshqiptare sidomos për mënyrën e organizimt dhe gërshetimit shumë të mirë me traditën, doket dhe zakonet të cilat kultivohen brez pas brezi.