Ilustrim

Ekipi i futbollit Otrannt nga Ulqini këtë vit do të garojë në ligën e dytë futbollistike të Malit të Zi. Para pothuajse një muaji në krye të klubit si trajner u emëruar u Millovan Minja Preleviq i cili në këtë post zevendësoi trajnerin nga Ulqini Xhemal Kapllanbegu.

Duket që trajneri i ri i posaardhur ka edhe fillozofinë e vet të ndërtimit të skuadrës gjë që u pa edhe në ndeshjen e fundit të kontrollit të ekipit nga Ulqini kundër Komit.

Në ndeshjen e fazës përgaditore të luajtur para dy ditëve në Podgorice, të cilën Otrant e humbi me rezultatin 4:3, trajneri Preleviq në përbërjen fillestare aktivizoi këta lojtarë: Meqikukiq, Jabllan, Rudaj, Tacibana, Padoviq, Milloviq, Miliçkoviq, Paviqeviq, Pepiq, Divanoviq dhe Mollabeqiri. Në pjesen e dytë u aktivizua edhe Gjurkoviq, Senika, Rama, Divanoviq, Kurti, Matunoviq, alibegu, Çaushi dhe Keisuke.

Nëse në mengjes shihet dita, athere mund të themi që këtë vit në përbërjen bazë të ekipit tonë do të kemi më me pak lojtar vendas krahasuar me vitin e kaluar ku pothuajse shumica dërmuese e tyre ishin vendas.

By admini