
Mbrëmjen e së shtunës Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka bërë përurimin e librit “Zhdukja e heshtur” te autorit Hajredin Kovaçi
Në prani të një numri të madh të dashamirësve të kulturës për librin dhe autorin folën Ismet Kallaba, Liridona Sinishtaj dhe Haxhi Shabani.
Nxënësit Edis Luka dhe Aida Rexhepi recituan disa nga krijimet e autorit të përmbledhura në librin “Zhdukja e heshtur”
Ne kuader te perurimit te librit u hap edhe nje ekspozite figurative e organizuar nga grupi “Yerden Yüksek” i cili kishte ardhur nga Stambolli enkas per kete rast. Grupi, dy dite me radhe beri aktivitete me femije ne atelene figurative te piktores se mirenjohur Vahida Nimanbegu.
Më poshtë mund të lexoni vjershën ”Zhdukja e heshtur” sipas së cilës është titulluar edhe vetë libri
Zhdukja e heshtur
Gojë kemi e
Nuk flasim
Sy kemi e
Nuk shohim
Hundë kemi e
Të keqen s’e nuhasim
Veshë kemi e
S’dëgjojmë
Fytyrë kemi e
disa vendosin maska
Këmbë kemi e
S’lëvizim nga vendi
Duar kemi e
S’bëjmë me gisht
Zemër kemi e
Frikën në palcë
Të gjitha i kemi e
Në heshtje po zhdukemi
Ky libër ja vlen që të jetë në libraritë tona personale.