Zgjedhjet lokale në Ulqin sipas të gjitha gjasave do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Situata politike në këtë qytet nuk është aspak e fovorshme për subjektet politike shqiptare të cilat në zgjedhjet e vjeshtës rrezikojnë seriozisht të humbin shumicën parlamentare në këtë qytet dhe atë për herë të parë pas futjes së sistemit shumëpartiak.
Qeverisja lokale në Ulqin ka kohë që funksion në mënyrë të sforcuar dhe problemi kryesor qendron të raportet aspak të mira të dy subjeteve shqiptare që janë pjesë formale e qeverisjes, Forcës dhe Partisë Demokratike. Raportet në mes subjekteve shqiptare kanë qitur në hije problemin e vertet.
Zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin janë mbajtur me 26 maj 2014 por që ndërkohë qeverisja lokale ka ndryshuar me futjen në koalicion qeverisës të DPS-it. Në kohën e ketij prekompozimi të qeversisë lokale si arsye u përmendte ”çelja e ventilave”, e cila shpesh proklamohej nga ana e zyrtarëve lokal të partisë në pushtet, nga ana e qeverisë qendrore duke bërë që në Ulqin më në fund të fillohet të investohet. Që nga ajo kohë në qytetin e Ulqinit nuk ka ndodhur as edhe një investim që do të përligjte koalicionin më të ri në mes të gjitha subjeteve shqiptare me DPS-in. Për më keq, situata është përkeqësuar edhe më shumë fusha ku si shembull për të keq mund të merret numri enorm e ndërtimeve të egra, si një ndër shumë faktorë tjerë që nuk e arsyetuan këtë koalicion. Fenomeni i Shtojit tashmë i pranuar ku shumica e ndërtimeve pa leje janë të investorëve që nuk janë nga Ulqini, rezikon të shtrijë rrënjet e veta edhe në pjesët tjera të qytetit. Shtojakët tashmë janë pakicë në vendin e vet, me këtë ritëm nesër mund të ndodh që ulqinakët të jenë pakicë në qytetin e vet.
Nga zgjedhjet e kaluara DPS-i veç është subjekti më i fortë në Komunën e Ulqinit. Është paradoks fakti se DPS-i në shumë komuna në Mal të Zi ka shënuar rënie të vazhdueshme ndërsa rritjen e vetme në vazhdimësi e ka në Ulqin. Duke u bazuar në këtë që rritja e këtij subjekti në Ulqin ka qenë e vazhdueshme, ka shumë gjasa që në zgjedhjet e ardhshme në Ulqin DPS-të fitojë shumicën parlamentare si i vetëm dhe të mos ketë nevojë fare për partitë tjera që të bëjë shumicën paramentare.
Dhe, nëse ndodh kjo, nuk është faji i DPS-it.