LQ URA fuqimisht dënon aksionin e mbrëmshëm të njësisë intervenuese të policisë, i cili është kryer në një mënyrë jashtëzakonisht të pahieshme, diçka e till nuk i ka hije një vendi që aspiron për të arritur standardet më të larta dhe të bëhet një adresë e rëndësishme turistike, thuhet ndër të tjera në një kumtesë për opinon të këtij subjekti politik.
Çdokush që mbrëmë është gjetur në baret më të frekuentuara të qytetit ka pasur mundësinë për të parë skena nga periudha e sanksioneve, dhe atë të habitur se ende diçka e till mund të ndodh edhe sot, veçanërisht nëse për nje intervenim të till nuk ka asnjë arsye. Me veprime të tilla në fillim të sezonit turistik dhe në intervalin kohor kur përqendrimi i njerëzve në qytet është më i lartë, paraqet demonstrim të pastër të forcës, arrogances, dhe kjo në një qytet që mbart epitetin si qyteti më paqësorë në Mal të Zi. Justifikim i Administrates policore që për sulmin e ndodhur ndaj një polici (i cili ka ndodhur pak ditë më parë, dhe që me këtë rast po ashtu e dënojmë si ndodhi), konfirmon se është “gjueti shtrigash”, sepse qytetarët dhe turistët nuk mund të vuajnë terror për shkak të papërgjegjshmërisë së një individi, vazhdon kumtesa e LQ URA.
Prandaj, ne i bëjmë thirrje Administrate policore për të kërkuar falje qytetarëve të Ulqinit që kanë përjetuar shqetësim të papritur, dhe qytetarët sipas procedures ligjore ti raportojnë të gjithë përgjegjësit për maltretimet e pesuara.
Në fund, këto ngjarje nuk i përngjajnë askujt, as qytetarëve, as turistëve, por as policisë. Prandaj, ne shpresojmë se skena e mbrëmshëme nuk do të përsëritet më dhe se vampiri nga 90-tat më në fund do të dalë nga Administrata policore, përfundon kumtesa.