Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit ka dalur sot me një kumtesë për opninon.
Më poshtë mund të lexoni të plotë kumtesen.
Kumtese
Njohtojmë opinionin se më datën 12.06.2017, me vendim të Gjykatës së Apelit të Malit të Zi, nga llogaria rrjedhëse e Komunës së Ulqinit janë hequr mjete në vlerën e përgjithshme rreth 68.000 nga ana e SHPK Milki Way , për mospagesën e mjeteve për grumbullimin e qumshtit në vitet 2008,2009,2010 dhe llogaritjen e kamatës deri në ditën e sotme.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë mënyrë dëmtohet buxheti i Komunës së Ulqinit , por këtë herë kësaj me punën e tyre joligjore i kanë kontribuar dhe nënpunës të Komunës. Fjala është për ish Sekretarin për buxhet dhe financa Fatmir Gjeka i cili gjatë viteve 2008-2010 pa autorizim ka pranuar fakturat për grumbullimin e qumshtit për ndërmarrjen në fjalë, dhe pastaj në vitin 2010 ka nenshkuar formularin per vertetimin e borxhit, ku si borxh i ka pranuar edhe fakturat që nuk kanë qenë të pranuara nga ana e Sekretariatit.
Komuna e Ulqinit për të gjitha këto do të njoftojë organet përkatëse, kurse opinioni duhet të dijë që për shkak të rasteve të tilla komuna nuk ka sukses që të dalë nga kriza e rëndë financiare, edhe përkundrejtë përpjekjeve të përditëshme dhe angazhimit për zvogëlimin e borxheve dhe rritjen e të ardhurave.