Kohë më parë në Ulqini Lëvizja qytetare URA zgjodhi udhëheqësinë e saj ku si një prej 3 nënkryetarëve të saj u zgjodh sipërmarrësi i qytetit tonë Nevryz Shaptafi.
Në fjalimin e tij para delegatëve dhe të ftuarëve në këtë mbrëmje z. Shaptafi nuk kursej partitë politike shqiptare. Ai ka folur për ”kundërshtarët e tyre politik” të cilët kanë filluar sulmet ndaj kësaj levizjeje. Në fjalimin e tij z. Shaptafi kundërshtarët politik nga nga subjektet politike shqiptare i quan ”shqipfolësa” dhe se janë fajtorë kryesor për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi.
”Për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi sot janë fajtorë vetem partitë politike shqiptare”, u shpreh Shaptafi.
Ai fjalimin e tij e ashpërsoi edhe më shumë duke iu mveshur subjekteve politike shqitare se edhe flamurin e përdorin për të arritur ”deri te ndonje post në qeveri apo edhe ndonjë cent në xhirollogaritë e tyre”.
Z. Shaptafi potencoi rastin e dënimit të Klubit të futbollit Otrant për shkak të valvitjes së flamurit në një ndeshje futbolli dhe që as edhe një parti shqiptare nuk ka reaguar.
Fjalimin e plotë të z. Shaptafi mund të shikoni në videon e mëposhtme.