Shumë shtëpi private të transmetimit online të ndeshjeve të ligave të parë dhe të dytë të Malit të Zi kanë qenë aktive gjatë gjithë fazës së rregullt për transmetim online të ndeshjeve kryesore të futbollit. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e parë të barazhit në mes Otrantit dhe Rudarit të luajtur në Ulqin ndeshje e cila u trasnmetua drejtpërdrejt dukë bërë që të shihet nga të gjithë. Në këtë ndeshje Otranti fitoi me rezultatin 1:0, rezultat të cilin do të mundohet që ta mbrojë sot në Plevla.
Në ndeshjen e luajtur në Ulqin protagonisti kryesor i takimit ishte arbitri i ndeshjes Kallugjeroviq i cili penalizoi në shumë raste ekipin e Otrantit nga Ulqini. Gjatë pothuajse 90 mintuave të ndeshjes ka pasur shumë detaje të të rëndësishme që kanë ndikuar në vijueshmërisë së ndeshjes në të cilat arbitri ishte protagonist. Një rast flagrant ka qenë momenti kur arbitri Kallugjeroviq ndëshkoi me karton te verdhe lojtarin kryesor dhe njëheri kapitenin e ekipit Arian Senika, i cili në cilësinë e kapitenit i kërkoi sqarim arbitrit për një rast goditje dënimi e cila në fakt as që ishte. Pikërisht Senika bashkë më Gjinaj sot nuk mund të luajnë për shkak të kartonave.
Gjatë gjithë ditës sot nuk mund të gjesh asnjë informacion për transmetim online të ndeshjes nga faqet të cilat të tillat i kanë pasur për çdo javë. Ky mostrasnmetim i ndeshjes kryesore ka bërë që shumë tifozë nga Ulqini ta shohin gjithë këtë me mjaft dyshime.
Çka mund të fshihet nga ”terri” që po vjen nga Plevla?, më të drejt ankohet sportdashësit e Ulqinit të cilët nuk kanë mundur që të udhëtojnë për ta parë nga afër këtë ndeshje.
Sot në orët e mëngjesit në drejtim të Plevlas është nisur një autobus me tifoz të cilët do të përkrahin skuadrën tëne në ndeshjen historike.
Por, lojtarët që do të dalin në fushë sot të kenë të qartë se një qytet i tërë është pas tyre duke ndjekur ndeshjen në të gjitha mënyrat e mundshme.