Ditën e hënë ministri për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe pakicave Suad Numanoviq do të jetë në një vizitë punë në komunën e Ulqinit ku do të takohet me krytarin e komunës Fatmir Gjekën.
Me atë rast pritet që te behet nenshkrimi i Memorandumit mbi kuptimin dhe masat ne lufte kunder diskriminimit ne bazë të orientimeve seksuale apo të identitetit gjinor dhe promovimi i tolerancës ndaj popullatës LGBT, mësohet nga ministria përkatëse.
Deri tani ky memorndum është nënshruar edhe në komunat Kotor, Budva, Tivar, Cetine dhe Podgoricë.