Foto: Vijesti

Policia e Ulqinit ka sekuestruar një ton e gjysmë drogë, në një anije që ka lundruar në afërsi të Plazhit të Madh.

Bëhet e ditur se Policia e Malit të Zi ka arrestuar shtetasit shqiptar Bernard Tahiri dhe Elton Çaushi me dyshimet se ata janë të përfshirë në tregtinë ilegale të drogës.

“Rreth orës 11:00, rreth 8 kilometra nga Plazhi i Madh, në ujërat në drejtim të Italisë, njësiti kufitar detar i Tivarit ka kontrolluar anijen Club Man 28. Anija është drejtuar nga Tahiri dhe Çaushi. Pas kontrollit, anija është ankoruar në Plazhin e Vogël”.

Në këtë anije janë kapur 78 thasë me nga 20 kilogramë marijuanë, ka thënë një bashkëbisedues nga radhët e Policisë për gazetën Vijesti.

Foto: Vijesti

By admini