SHKODER : Të flasësh për demokraci në një vend që përherë e më shumë vetë media është nën ndikimin e politikës është mjaft e vështirë.

Jo më larg se dje burrë e grua gazetarë janë pushuar nga puna për shkak të një statusi në ‘Facebook’ mbi situatën politike në të cilën po kalon vendi.

Është fjala për gazetarin shkodran Simon Shkreli dhe bashkëshorten e tij të cilët punonin një median lokale në Shkodër. Lajmin ua kanë bërë të ditur papritmas në kohën që Shkreli ishte në studion e lajmeve duke bërë punën e tij si çdo ditë tjetër.

“Shqipëria ka kenë e shkume për lesh, tash ka shku në p*** t’sams”, është ky postimi që i ka kushtuar mjaft shtrenjtë të dyve.

Pas kësaj të shumta kanë qenë mesazhet sensibilizuese në ndihmë të gazetarit. Vetë ai ka reaguar me një status në rrjetet sociale.

“Si njeri i lire jam munduar gjithmone te shpreh mendimin tim. Por ja qe edhe liria e ka nje çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi te ruaj lirin time. Pavaresisht pasojave! Respekt per koleget dhe miqt!!!”, shkruan Shkreli.

Në statuset e tij në profilin e vetë në ‘Facebook’ Shkreli jo pak herë ka shprehur qëndrimet kundër mënyrës sesi po qeveriset vendi:

1-Une ose jam i marre ose ne jemi popull pa memorie. I sillet dhurate nga Kisha Katolike Ditmir Bushatit, te birit te ish sekretarit te pare, pjese e asaj nomenglature qe ka persekutu e shkatrru Kishen e Madhe, Kishen e Zojes, Kishen Franceskna,e Kishen e Shenkollit e shume kisha tjera. Une o jam i marre ose ata njerez qe drejtojne Kishen su plase fare per gjakune e Martireve. Dhurate qe i dorezohet nga Kardinal France Rode. Une jam per falje, por me pare duhesh me kerku falje per me kene i falun. Falje s’ka kerkua asnjehere, asnje nga ata qe persekutuan kleriket, e as nga femijet e tyre!!!

2-Pasi e ka shkaterruar e ka denuar, e ka perbaltur per 50 vite. Sot na mbane edhe leksione se si ne duhet te ndjekim edhe ti Lutemin Zojes se Shkodres….

3-Deputet do kemi more ta marrsha tane jane me targa Tirane. Por ma e keqja asht se edhe ata qe po na vijn tu u thirre ne taraf mundohen me fol shkodrançe. Po te pakten neper dasma me pas ardh o burre ne Shkoder kishe mesu dicka…

Në një intervistë të dhënë për ‘’Tirana Today’’, gazetari Shkreli ka deklaruar se vendimi është tërësish politik dhe se ata nuk mund të ankohën pasi nuk kanë pasur as edhe një kontratë pune me televizionin.

Kujtojmë se në rrjetet sociale çdokush është i lirë të shprehë qëndrimet e tij personale dhe kjo nuk ka pse të reflektohet tek puna e tyre. (E.K/SHUPLAKA)

By admini