Beqir SINA – New York City

Ndërkaq, SHBA, janë vendi i parë në botë që lexuesit i furnizon ngado me libra, dhe në çdo qendër banimi –  SHBA, kan numërin më të madh të Biblotekave dhe Librarive dhe njëhereshit janë në grupin e 5 vendeve më lexuesin më të madh në botë

BENSONHURST BROOKLYN NYC : Gjatë ditës se hënë në një shëtitje pranverore në një lagje të Brooklynit, në qytetin e New Yorkut, më tërhoqi vemendjen një kuti druri me një dritare të madhe përpara – një “shtëpizë e vogël druri” mbushur me libra, ku ishin vendosur disa libra të autorve të ndryshëm me shënimin “Little Free Book Library – Libraria e vogël e Librit falas”

Kam parë në të gjitha qytet amerikane, lagjet e tyre edhe shumë qytete të vogla, si quhet ato qyteza, që kanë të gjitha Biblotekat e tyre publike, ose biblotekat private dhe dyqanet e librit në sheshet kryesore të qytetit private, por kurr nuk kisha parë një “Vitrinë”  kaq modeste dhe tërheqëse të librit falas, që të vendoset në një trotuar, para shtëpisë së një qytetari, si ajo dje në lagjen Brooklyn të qytetit të New Yorkut

Pra, në njëfarë mënyre, çfarë tregon pak a shumë edhe kjo fotografi me librin, në Brooklyn – New York City, mendojë që është ajo qe quhet dhe u duhet edhe shqiptarëve, pikërisht kultura e librit – kultura e të lexuarit.

E cila – në të gjithë vendin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mbahet gjallë dhe zhvillohet për shkak të zbatimit të praktikave shpesh herë të gabuara nga sipërmarrja prodhuese, propoganda me librin dhe autorin – si po ndodh rëndomtë fatkeqësisht këto dekadat e fundit në Shqipëri.

Kështu, ndodh mbas dy dekada e gjysmë liri e demokraci në Shqipëri, dhe nuk merret parasysh dhe nuk i jepet rëndësi kulturës së librit, si në SHBA, Japoni, Suedi, Angli, Itali, Gjermani, Francë e tjera vende të civilizuara, ku libri dhe autori i tij, është cilësia dhe vlera e librit, që ofrohet për publikun pritës – në rastin tonë lexuesit kudo qoftë ai .

Në një intervistë të fundit me gazetarin e “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi – studiues e publicist, autor  i njohur, i cili doli me librin e tretë, të tij – për Esat Pashë Toptanin, në pyetjen për panarin e librit në Shqipëri, :“Kush mendoni se është “bestseller” sot në Shqipëri: libri, autori apo emri i tij në publik?

Ilir Ikonomi, është përgjigjur : “E di që shumë njerëz nisen nga emri i autorit për të vendosur nëse duhet ta blejnë apo jo një libër dhe kjo është e pashmangshme. Kështu ndodh jo vetëm në Shqipëri. Natyrisht, njerëzit e mediave, gazetarët, kanë privilegjin që janë më shumë në syrin e publikut sesa të tjerët. Por ajo që më intereson është se kur shkruajmë, të gjithë duhet të përpiqemi për botime cilësore. Edhe, sikur blerësit të nisen thjesht nga emri, kriteri nuk ndryshon: një libër i mirë është ai i që i reziston kohës. Për mua kjo ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër” thotë zoti Ikonomi në një intervistë për Bota sot.

Simbas statistikave thuhet se Suedezët zënë një ndër vendet e para në botë për leximin e literaturës krahas Finlandës, SHBA-së dhe Francës.

Ndërkaq, SHBA, janë vendi i parë në botë që lexuesit i furnizon ngado me libra, dhe në çdo qendër banimi –  SHBA, kan numërin më të madh të Biblotekave dhe Librarive dhe njëhereshit janë në grupin e 5 vendeve më lexuesin më të madh në botë .

Në Amerikë, të gjitha qendrat spitalore, burgjet, ambulancat stacionet e policisë, zyrat private dhe shtetrore, zyrat e çështjeve sociale, në ato që thirren “witting room” – “dhomat e pritjes” mbajnë libra, revista dhe gazetat e ditës .

Spitalet dhe Ambulancat janë plotë me libra dhe revista të ilustruara për të gjitha moshat.

Në SHBA, nuk ka asnjë sallë të pritjes të mos ketë diçka për të shfletuar, si: në bankë, në stacionin e trenit dhe të autobusëve, në aeroport dhe nëpër zyre të ndryshme.

Këtu në SHBA, leximi është kulturë e qytetarve, aqsa këtë e vrenë kudo në çdo vagon treni të udhëtarve – autobus apo aeroplan, është e pamundur të mos shikosh dikë duke lexuar një libër.

E tërë kjo thuhet se ka rëndësinë e nxitjes së motivit për lexim, që është pjesë e revolucionit kulturor të librit. Lexuesit amerikan kur delë ndonjë libër i ri – dhe emri autorit është i njohur, ose libri ka protagonist të tij,  ndonjë figurë mjaft të njohur s.p.sh. Presidentin apo figura të tjera publike me famë, afaristë, sportistë, aktorë e artsitë, senator dhe kongresmen me ndikim, pushtetar të lart, anëtar të familjeve të mëdha, bën që lexuesit të presin në rreshta të gjatë para dyqaneve ku promovohet libri, në temperatura të ulta apo të larta vetëm për të marr me vete në shtëpi një libër me autograf të autorit.

By admini