Nga Beqir SINA – New York

NEW YORK – CHICAGO: – Shqiptarët e Amerikës, sidomos ata nga vend origjina nuk ka hezituar fare që të reagojnë mënjëher për ngjarjet e fundit që në Maqedoni, pas atyre skenave të tmerrshme që panë nëpërmjet mediave në Maqëdoni. Ngjarjve të një natë më parë, ku protestues të dhunëshëm të nacionalitetit maqedonas – ia mësynë parlamentit dhe dhunuan inistutucionin per disa ore duke goditur me mjete të forta edhe përfaqëues të Parlamenit të Maqedonsi ku disa prej tyre mbetën të lënduar ne mesin e deputetëve dhe qytetarëve.

Shqiptarët e Amerikës, lider dhe shoqata nga vendorigjina, Struga, Tetova, Gostivari, Dibra, Kercova, Prespa, Ohri, Manastiri, dhe Shkupi, përmes dekleratave të tyre , nuk e ka lënë pa përmendur edhe shqiptarët e maqedonisë, ndërlidhur me këtë rast duke iu bërë thirrje atyre që të ruhen nga provikimet e ultra nacionalisteve maqedonasve.

“Shprehim shqetësime të thella, pas atyre ngjarjve që pamë mbrëmë nga Shkupi, për dhunimimn me forcë të Parlamentit, nga njerëz me maska, kur një grup i armatosur mori për disa orë nën kontroll ndërtesën goditi me mjete të fortas disa pralamentar dhe ngujojë për disa orë parlamenatarët” thuhet ne deklertat e tyre.

Ky incident thonë ata, duket se tregon se në këtë pjesë të Ballkanit, Maqedoni,  edhe më tej ka tensione të thella etnike dhe se me mënyren e qeverisejes se këtyre 12 vjetëve Maqedonia  është vend për konflikt potenciale e provokuar si gjithnjë prej se kur Maqedonia shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, nga nacionalizimi maqedonas i cili ka ardhur duke u rritur sidomos gjatë qeverisjes  të fundit prej se kur erdhi në pushtet partia e ish Kryeministrit te vendit Nikolla Gurevskit  .

Për këtë situatë, mendojnë shqiptarët e Amerikës, ndikim primar ka mosarritja serioze e e formimit të qeverisë, pengesa e paralajmëruar nga qarqet destabilizuese të Maqedonisë, që udhëhiqen dhe duket se nxiten prej ish Kryministri të vendit Nikolla Gruevski, i cili njëkohësisht është dhe kryetar i partisë më të madhe në vend VMRO-s.

Me ngjarjet e djeshme, ata duket se po shkatërrojë edhe një her nocioin multinacional që ajo pretendon të ketë dhe provojë të ndërtojë prej nënëshkrimit të Marrveshjes së Ohrit, ku mos realizimi as 15 % i saj –  duket qartë se kjo është edhe si pasojë e moszgjidhjes së problemit të Maqedonisë në tërësi.

Kjo simbas shqiptareve te Amerikes, nuk mund më të injorohet, sikurse edhe prania e shtuar e sloganeve anti- shqiptare, të hedhura gjatë rrëmujave të dhunëshme mbrëm brenda ndërtesë së Parlamentit të Maqedonisë , thuhet në deklertatat e lëshuara mbrëm ,  nga disa lider të komunitetit dhe shoqatat shqiptare në Nju  Nju Xhersi dhe Çikago ku edhe jetojnë më së shumti shqiptarët nga Maqedonia në SHBA, duke shtuar se në fund të kësaj komunikate është potencuar se Shqiptarët e Amerikës, shpresojnë që përpjekjet e forcave nacionaliste  maqedonase për destabilizim dhe marrje me forcë të institucionve shterore  do të kenë edhe kundërvënjen e nevojshme ndërkombëtare, përfshirë SHBA, për ta kthyer rendin dhe qetësinë normalitetin në Maqedoni.

Këshilli Shqiptaro Amerikan , një nga organizatat lobiste më të vjetra në SHBA, me kryetar të saj zotin Haxhi Dauti , shkruan në dekeleratën e saj se po e përcjell me shqetësim të thellë  situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

KSHA, konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Ne Këshilli Shqiptaro Amerikan, thuhet në deklerat  e dënojm fuqishëm sulmin e sotëm ndaj ndërtesë së Parlamentit të Maqedonisë dhe goditjen me mjete të forta të disa antarëve të parlamentit në Shkup.

Sidomos, ky akt është edhe më i dënueshëm sipas KSHA, ndaj dhunës së përdor nga protetuesit edhe ndaj deputeteve, liiderit të PDRSH Zejadin Selës dhe liderit të LSDM-s, Zoran Zaev, kryeministrit të ardhshëm të Maqedonisë, dhe antarëve të tjer të parlamentit.

Për ne thuhet në deklerat veprime të tilla jan të papranueshme , andaj KSHA- bën thirrje për paqe dhe qetësi.
Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe ne shqiptarët e Amerikës, nga vend origjina trevat shqiptare të Maqedonisë, presim daljen sa më parë nga kriza dhe vazhdimin e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike, atje duke u premtuar se do të kenë edhe përkrahjen tonë, me miqtë tanë në ëashington.

Ne mendojmë se zgjedhja e kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, të një shqiptari, zotit Talat Xhaferit, është e gjetur dhe mjaft positive ,  për të dy komunitet më të mëdha në Maqedoni shqiptarët e maqedonasit, nga se menodojmë ne se :” Demokracia duhet të respektohet nga të gjitha palët shtetë formuese, dhe partive politike, se vetëm me dialog politik dhe respekt ndaj Kushtetutës së Maqedonisë,  mund të zgjidhen çështjet e parimeve demokratike, dhe pse në fund të shkohet edhe drejt zbatimit deri në fund të Marveshjes së Ohrit.
Ne i bashkohemi e apelit të vendeve të BE-së dhe sidomos ëashingtonit,(SHBA) në Maqedoni, dhe ne besojmë se të gjithë aktorët politikë, kanë shkas pas këtyre ngjarjve të tmerrshme  të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar.

Këshilli Shqiptaro Amerikan, në fund të dekleratës së saj thotë se ne  apelojmë tek vëllëzerit tanë Shqiptar, me këtë rast të ruajn gjakëftotësin, që mos bien në kurthin e provokatorëve maqedonas, që dëshirojë destabilitetin dhe konfliktin ndërnacional  për marrjen e puehtetit me dhunën e përdoruar dhe me kërcënime.

Në fund deklerata e zotit Haxhi Dauti – Kryetar i Këshillit Shqiptaro Amerikan lutet për shëndetin e deputetit shqiptarë Zijadin Sela, dhe bën thirrje që  ZOTI të ruaj shqiptarët e maqedonisë dhe gjithë Kombin Shqiptar….

Një reagim tjetër ka ardhur nga dy organizatat më të mëdha dhe të fuqishme nga shqiptarët e Maqedonisë në SHBA, ato nga Çikago dhe Nju Xhersi e Kenektiket mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni

Komuniteti shqiptar në Nju Xhersi, gjegjësisht ai nga “Albanian American Cultural Center (AACC) në kordinim edhe me komunitetin shqiptar Albanian American Cultural and Islamic Center (AACIC) “Hasan Prishtina” me seli në Konektikat, mbrëme në orët e vona të natës realizuan takime urgjente lidhur me zhvillimet e djeshme në Maqedoni.

Qindra anëtarë të këtij komuniteti mbështetën unanimisht reagimin përmes së cilit dënojnë fuqishëm këtë akt vandal të protestuesve të dhunshëm maqedonas që barabarisht sulmuan institucionet e shtetit, gjegjësisht eskaluan me goditje të forta ndaj deputeteve, duke u shkaktuar lendime të rënda , përfshirë edhe atë të deputetit tonë nga Struga, deputetit shqiptar Ziadin Sela liiderit të LPRDSH, por edhe të deputetëve të tjerë, liderit të LSDM-s Zoran Zajev.

“Komuniteti shqiptar në Nju Xhersi dhe Konericut në këto momente të vështira për vendin, ju bën apel të gjithë shqiptarëve në Maqedoni,  që të ruajnë gjakftohtësinë, dhe të mos bien preh e provikimeve të cildo qofshin ato për momentin. Ne komun iteti shqiptarë, në Amerikë ju premtojmë se jemi gjithmonë pranë jush dhe me ju ashtu siç kemi qenë gjithmonë bashkë me miqtë tanë Amerikanë edhe në momente më të vështira se sa kaq -.”

Ne, me vëllëzërit tanë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria, dhe sidomos edhe miqtë tanë amerikan, po ndjekim me vëmëndje të madhe gjitha zhvillimet e atjeshme prej se kur ato nisën.

Me këtë rast ne kërkojme urgjentisht që shkaktarët e këtij akti të dalin para drejtësisë. Ne ne asnjë mënyrë nuk do të rrimë të heshtur dhe duarkryq ndaj akteve të tilla vandale që cenojne sigurinë e qetësin e bashkombasve tanë në vend origjinën tonë,  dhe vendit tonë në përgjithësi. Duke shfrytëzuar edhe qytetarinë tonë në këtë vend të madh dhe mik të madh të shqiptarëve kudo që janë, duke vazhduar me takime me përfaqësues të rëndësishëm të politikës Amerikane, që këto akte të ndëshkohen dhe të merren masa ndaj autoreve.” thuhet ndërtë tjera në këtë reagim të dy organizatave së bashku nga Nju Xhersi dhe Kenektikët

Këto dy komunitete të fuqishme shqiptare në SHBA,  Komuniteti shqiptar në Nju Xhersi dhe ai në Konektikat , thonë në fund të dekeleratës së tyre se ata ditët në vazhdim do të realizojnë edhe disa takime të tjera intenzive, varësisht këto nga rrjedha e ngjarjeve në Maqedoni, dhe duke përdorur autoritetin e organizatave që përfaqesojnë do ti kontribuojnë zgjidhjes sa më të shpejtë të kësaj situate! kthimit të paqes dhe sigurisë në Maqedoni

Njëri nga veprimtarët më të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA, veriun e saj Profesor Iliaz Kadriau, nga Çikago, shkruan në një reagim të tij, se :”Kjo çka ka ndodhur në Maqedoni, për Ballkanasit nuk është e jashtëzakonshme. Bile, është dashur të ndodhi më parë, për të nisur nga një zero ta quaj pozitive.”

Fillimisht është ditur se forcat e Grujevskit nuk do ta lëshojnë lehtë pozitën e tyre, pasi që, pas kësaj shumicën e pret burgu, sqaron profesor Iliaz  Kadriu i cili ka qenë edhe  ish kryetar i Komunitetit Shqiptaro-American dhe themelues i tij, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në Chicago.

Profesor Ilaz Kadriu, theksonë se edhe rrahja e deputetëve në mes veti nuk do ishte tragjikenë se nuk do të ishte edhe ajo që ndodhi mbrëm në Parlamentine Shkupit, me futjen në lojë edhe të huliganëve maqedonas, e cila është e pafalshme. Andaj, kjo meriton dënimin maksimal edhe nga bashkësia ndërkombëtare, thotë ai.

“Në anën tjetër, shqiptarët e dhanë edhe një herë provimin politik të urtësisë dhe me aktin e zgjedhjes së kryetarit, u avansua situata dhe u bë një lëvizje e madhe. Tani e tutje kërkohet kujdes i veçantë. Dhe unë mendoj se me këtë partia e Grujevskit &Company e humbi luftën. Kurse, në anën tjetër, shqiptarët përkrahën zhvillimet e reja demokratike për një Maqedoni ndryshe. Edhe pse shumë ngadalë, shpresojmë se së shpejti, do të formohet qeveria dhe institucionet përkatëse me qellim të hapjes së horizonteve dhe ndryshimeve të reja” përfundon deklerata e  Iliaz  Kadriu i cili ka qenë edhe  ish kryetar i Komunitetit Shqiptaro-American dhe themelues i tij, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në Chicago

Edhe, Shoqata Atdhetare Dibra, nga Nju Jorku,  ka reaguar pas ngjarjeve të tmerrshme në Maqëdoni, ku mbetën të lënduar disa deputetë dhe qytetarë, dekleroi kryetari i saj Dahnor Miftari.

Duke thënë se me shqetësim të madh shikuna mbrëm në media shqiptare por edhe atyre amerikane, këtu në SHBA,  ngjarjet që po zhvillohen në Maqedoni.

A tha se “Pamë grupe të maskuara të cilat mbërmë deri vonë kishin rrethuar dhe e  kishin sulmuar parlamentin me thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve por edhe ndaj socialdemokratëve maqedonas. Këto protesta siç duket nuk janë hasur në asnjë pengesë policore, siç do të ishte normale në situata të tilla. Pra dhuna është ushtruar mund të ketë qenë simbas nesh edhe ndoshat me konsensusin e heshtur të policisë”.

Deputetët u morën peng nga protestuesit, disa prej tyre edhe janë dhunuar, e ndër të cilët mediat raportojnë se është dhunuar rëndë edhe lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela. Po ashtu janë dhunuar dhe gazetarët e qytetarë të ndryshëm, sqaroi kryetari i dibranëve ne Nju Jork.

Ai tha se :” Jemi të shqetsuar jasht mase për situatën në Maqedoni dhe ne si Shoqatë denoncojmë dhunën që është ushtruar në Parlament, edhe ndaj deputeteve përfshirë edhe kryetariin e LRDSH deputetin shqiptarë Zijadin Sela i cili me sa duket është lënduar më së shumti”

Andaj kundrejt kësaj situate SHAD, mbarë komuneteti dibran nga Maqedonia, ju bëjm thirje gjith përfaqësuesve politik të Maqedonisë, sidomos atyre të bllokut shqiptar që të bashkojnë forcat dhe të punojnë për zgjedhjen e krizëz në Maqedoni dhe po ashtu ju bëjm thirje qytetarevë atje të mos bien nën provokimet e atyre që punojn kundër interesave tona paqësore.

I menjëhereshëm si nga hera ka qenë edhe reagim i veprimtari të njohur të shqiptarëve të Amerikës, zoti Harry Bajraktari, mbi zhvillimet e ngjarjeve të mbrëmmshme në Maqedoni, të cilat është shpreur ai janë tepër shqetësuese,  jo vetëm për qytetarët e kësaj republike, pa marrë parasysh se cilës etni i përkasin, por për gjithë rajonin, e në veçanti për vendet fqinje me të cilat kufizohet kjo Republikë.

Simbas Bajrktarit,  “Dhuna e sotme ndaj institucioneve, pas zgjedhjes së kryetarit të parlamentit, është e pa pranueshme dhe mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen, edhe kështu të tensionuar muajve të fundit në këtë shtet, pas zgjedhjeve parlamentare. Mos pranimi i votës së lirë nga partia e Nikolla Grujvskit dhe nga disa qarqeve të tjera nacionaliste maqedonase kanë për qëllim që këtë vend ta shkëpusin nga parlamentarizmi dhe të krijojnë hapësirë për ndikimin sa më të madh të Rusisë në Ballkan. Nuk është e befasishme, kur Kremlini haptas mbështet VMRO-në dhe liderin e saj Grujevskin.”

Harry Bjarkatari i cili njohiet edhe si nji mik i ngushtë me disa nga kongremenët dhe senatorët amerikan me ndikim të madh, në Uashington, bënë thirrje se edhe SHBA dhe Bashkësia Evropiane duhet ndërmarrin masa adekuate, qorton ai që mos të lejohet ndikimi i drejtpërdrejtë rus në Ballkan ose përmjet Serbisë, e bashkë me Serbinë.

Kjo thotë zoti Bajraktari :’ Është, e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë e rëndë politike në Maqedoni, është respektimi i votës së lirë dhe krijimi i institucioneve në bazë të votës.  Mbasi situata e krijuar gjatë ditës së sotme në Maqedoni, mund të bëhet tejet e rrezikshme, duke marrë parasysh se ky vend përbëhet nga shumë etni dhe eskalimi i krizës fut në zjarr jo vetëm Maqedonin, por gjithë rajonin” ka dekleruar veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë në SHBA, z Harry Bajraktari.

By admini