Shoqata-ana-malit-nju-jorkKUMTESË nga mbledhja e Kryesise se Shoqates “Ana e Malit”

Diaspora shqiptare në SHBA, në vazhdimësi ka ndjekur dhe ndjek  me vëmendje zhvillimet e ndryshme, sociale, politike e kulturore në trojet shqiptare dhe  është munduar të jap kontributin e vet modest në ndihmë të këtyre zhvillimeve.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në New York, si një prej shoqatave që mbledh mërgimtarët nga treva e Anës së Malit, pjesë e Diasporës shqiptare  në  ShBA, që prej fillimit të aktivitetit të saj , duke përcjell me vëmendje situatën në vendlindje,  është përpjekur  të jap ndihmesën e vet në fusha të ndryshme të jetës në vendlindje, duke u ndier dhe   solidarizuar  me ndjenjën më të pastër njerëzore dhe vëllazërore, me problemet e natyrave të ndryshme dhe peripetitë e bashkëvendasve të vet për  tejkalimin apo zbutjen sado pak të këtyre vështirësive.

Ne, poashtu kemi qenë dhe jemi shumë të interesuar edhe për situatën politike në vendlindje ,ku herë pas here kemi reaguar kundër krijimit të njëpasnjëshëm të  partive politike shqiptare atje, sepse kemi qenë dhe jemi të bindur se një gjë e tillë nuk e forcon por përkundrazi  e dëmton çështjen shqiptare në MZ.

Formimi i pandërprerë  i këtyre subjekteve politike,ka bërë që shqiptarët në Malin e Zi, të përçahen edhe më shumë dhe pozita e tyre të jetë gjithnjë e më e vështirë.
Ishte lajm I mirë për ne si diasporë e Anës Malit , kur para dy viteve pranë Biznis Klubit Ana e Malit u  themelua Sh.A “Tradita”,me qëllim ruajtjen e traditës anamalase dhe kultivimin e folklorit,  e veshjeve  të Anës Malit. E kemi  mirëpritur “Traditën” sepse kemi vlerësuar se ka qenë e nevojshme  dhe e domosdoshme që, Ana e Malit si trevë, të jetë e përfaqësuar denjësisht edhe në aspektin folklorik  e  kulturor , si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dhe  me vëmendje kemi ndjekur punën e pa lodhur të kësaj Sh.A. e cila edhe përkundër  vështërsive të natyrave nga më të ndryshmet,  ka nisur aktivitetin e vet, ka arritur të zhvillohet e të ngritet artistikisht dhe si e tillë denjësisht  të përfaqsojë  Anen e Malit,  si në vendlindje ashtu edhe Shqipëri ,Kosovë  etj.

Pjesëmarrja e “Traditës” në Manifestimin e Ditës së Flamurit dhe 102 vjetorit të pavarësisë se Shqipërisë dhe prezantimi  dinjitoz i vlerave kulturore dhe tradites anamalase e me gjërë, me këngë dhe valle të interpretuara me mjaft profesionalizëm nga djemt dhe vajzat e mrekullueshme të kësaj treve ,na entuziazmuan aq shumë, duke na bërë të ndjehemi krenar që jemi shqipëtar dhe  anamalas. Ata sollën këtu tek ne në ShBA ,me fuqinë e artit, tërë bukurinë dhe aromën e vendlindjes sonë, në mënyrën më të mire të mundshme. Kjo paraqitje e Sh.A.”Tradita”  e bindën përfundimisht diasporën e Anës së Malit, se këta vallëtarë e solist, meritojnë përkrahjen  e pa reserve nga të gjithë, duke filluar nga pushteti vendor i Ulqinit, subjektet politike shqiptare, Institucioneve kulturore, biznesmenëve dhe  gjithë anamalsëve,  si në vendlindje  dhe jashte saj.

Lajmi I publikuar ditët e fundit,  mu në prag të fillimvitit 2015, se në Anë të  Malit u inicua themelimi edhe I një shoqërie tjetër, madje edhe me emer ANA E MALIT, neve  si shoqatë dhe të gjithe diasporën shqiptare,  na ka  befasuar. Nisur nga përvoja e hidhur me krijimin e  subjekteve politike shqiptare të cilat  përcanë rëndë, si  popullin e Anës  Malit ashtu  edhe  shqiptarët në  MZ, jemi të bindur se krijimi i shoqërive të tjera,  do të thellojë edhe më shumë ndasitë, frymën e përçamjes ,tashti jo vetëm në jetën politike por edhe në  atë  kulturore  e folklorike.

Nisur nga ky fakt,  Shoqata atdhetare Ana eMalit në N.Y, e cila me qëndrimin dhe pikëpamjet e veta,  angazhohet për unifikim e koordinim të politikës shqiptare në MZ,  pra duke qenë gjithmonë kundër   përçarjes  dhe krijimiit të subjekteve të reja politike , që ndikojnë në përçamjen edhe të votuesve shqiptar në Malin e Zi, duke e dëmtuar seriozisht çëeshtjen e statusit të shqiptarëve në këtë shtet, nuk ka se si, të mbështesë krijimin e një  Shoqate të re artistike në Anë të Malit. Jemi thellësisht  të bindur që kjo shkon vetëm në favor të atyre që tradicionalisht  nuk e duan këtë trevë, që e kanë dëmtuar e shkatërruar pa ndërprerë, që na kanë mohuar e nëpërkëmbur kombtarisht, ekonomikisht e fizikisht, duke na detyruar madje , të braktisim edhe vatrat tona e vendin tone e të jemi larg vendlindjes , ketu ku jemi sot.

Prandaj,  apelojmë te të gjithë ju bashkëvendas, vëllezër e motra, te I gjithë  spektri politik,  intelektual e krijues, njerëz të kulturës e të artit, dashamir e  vullnetmirë  të ruajtjes e  shpalosjes së vlerave e tradites së kësaj treve ,  që të mos bieni  pre  e ndasive e përcarjeve të mëtejshme por, të angazhoheni edhe më  fuqishëm për  bashkim, në mënyrë që sa më dinjësisht  të  promovojmë e të  përcojmë vlerat tona , si në kulturë ,art ,folklor  e traditë.
Për këtë,  ftojmë të gjithë ata të cilët kanë aftësi, dëshirë e vullnet për të ruajtur, kultivuar e promovuar traditën e kësaj treve , që të  japin  kontributin e vet pranë Sh.A.”Tradita” ,në të cilën, jemi të bindur,  ka vend për të gjithë. Vetëm  kështu “Tradita” do të ngritet, do të rritet e do të na përfaqësojë të gjithëve, popullin e asaj treve dhe ne si  diasporë  e Anës Malit në Sh.B.A.

Prandaj ,me këtë rast , shprehim edhe një here qëndrimin tonë të palëkundur se, jemi kundër  formimit të shoqërive të reja kulturore- artistike në këtë trevë dhe  përkrahjes materiale të funksionimit të tyre, por, në përputhje me parimet tona atdhetare e kombëtare  do të përkrahim  dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me Sh.A.  të vetme të krijuar pas njëzet e sa  viteve boshllëku kulturor  artistik, “ Tradita”, brenda të cilës   besojmë se  ka  vend për të gjithë dhe e cila kemi bindjen se  po e përfaqëson dhe do ta përfaqësoj kulturën e Anës së  Malit në mënyrën më dinjitoze, ashtu si na takon dhe si e meritojmë.

Shoqata Shqiptaro  Amerikane “Ana e Malit” NY  Janar 15, 2015

By admini