Partia Demokratike ditën e shtune në hapsirat e Qendrës për kulturë të Ulqinit ka mbajtur Kuvendin e II-të zgjedhor të saj.
Në krye të kësaj partie edhe për periudhën e ardhshme do të jete kryetari i deritanishëm i saj, Fatmir Gjeka, i cili në garë për këtë post nuk kishte kundërkandidat.
Në Kuvendin e kësaj partie përveç delegatëve të saj kishte edhe të ftuar nga partitë e ndryeshme në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.