Me rastin e ditës së Ulqinit u mbajt turneu ndërkombëtarë “Ulqini Oppen 2017”.
Në këtë turne morën pjesë 716 garues , 52 klube nga 9 shtete dhe Federata e Karatesë së Kosovës.
Edhe këtë here klubi I karatesë REI u rendit ndër më të mirët në këtë turne, ku këtë herë mori pjesë me fillestarë dhe kjo tregon që nga ky klub vazhdojnë të dalin talente të reja në sportin e karatesë që tashmë është bërë traditë në Ulqin.
Trajnerët Nail-Shilo Kurti dhe Gjovan Shkrela i urojnë garuesit e tyre pë rezultatet e arritura në këto gara dhe ndjehen të motivuar për të vazhduar tutje që këta talente të arrijnë majat e tyre në këtë sport siç kanë bërë edhe me sportistë të tjerë.