Ditën e diele në Ulqin do të mbahet Simpoziumi rajonal për autizëm me pjesmarrës nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Një simpozium i tillë është hera e parë që mbahet në Ulqin.
”Autizmi dita ditës po bëhet plagë e rëndë e familjes dhe shoqërisë.Të gjithë kemi nevojë të informohemi dhe dijmë më tepër për autizmin në mënyrë që të ndihmojmë fëmijët e ti mbështesim prindërit e tyre”, kështu shprehet njëra nga organizatorete këtij simpoziumi dr. Zylfije Gjoni Duraku.
Me këtë rast dr. Gjoni Duraku njofton se simpoziumi është i hjapur për të gjithë, pasi siç shprehet ajo, autizmi nuk zgjedh, mund të na takojë të gjithëve.
Organizatorë të këtij simpoziumi janë Shoqata e gruas ”Anima”, Qendra për fëmijë me nevoja të veçanta ”Sirena”, ndërsa sponsor është Komuna e Ulqinit.