Me rastin e ditës së Komunës së Ulqinit me 31.03.2017, është bërë hapja e palestrës sportive në natyrë që është e para në qytetin tonë. Hapjen e kanë bërë nënkryetari i Komunës Arian Murati dhe Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Mr Fuad Haxhibeti në bazë të Plan programit për vitin 2017. Kjo palestër ndodhet në shetitoren e Pyllit të pishave, dhe është e punuar dhe ndërtuar që të jetë ne dispozicion të gjithë qytetarëve që kohën e lirë e kalojnë me aktivitete rekreative dhe sportive. Punimet janë bëre nga ndërmarrja Explorer nga Podgorica.

Ndërtimi i kësaj palestre është i pari ndër projektet që Organizata Turistike e Ulqinit planifikon të ndërtojë për këtë sezonë turistike, sepse gurë themeli për vendpanoramat në Valdanos dhe Shtegvashë është vurë dhe menjiher pritet në ndërtimin e fazës së parë pas mbarimit të procedurave ndërtimore, tha drejtori i OT duke shtuar që me këto projekte Organizata Turistike ka japur përkrahjen e saj në revitalizimin e këtyre lokacioneve.

Poashtu, gjatë këtij muaji kemi prezentimet në panairet rajonale të Shkupit, Prishtinës dhe Lukavacit.

Sezoni veror 2017 zyrtarisht do të filloje me manifestimin tradicional Të gjithë për turizëm gjatë kohës së festave të 1 majit, ku edhe pregaditjet kanë filluar.

By admini