Anton-LulgjurajShkruan Anton Lulgjuraj
Në prag të vizitës së zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Kosovës në Mal të Zi z. Hashim Thaçi, jemi përballë një takimi që mendoj se nuk do ketë asnjë lloj interesi për shqiptarët në Mal të Zi, përkundrazi nuk është as në favorin tonë duke patur parasysh situatën në të cilën gjendemi për këto arsye:
1. z. Thaçi vjen i protestuar nga “por…” (opozita) malazeze e cila me veprimet e saj të fundit përforcoi qëndrimin në pushtet të kësaj pozite edhe të paktën për mandatin e rradhës. Me këtë veprim Kryeministri Gjukanoviq ka fituar këtë betejë duke e mundur “por…” (opozitën) në çdo aspekt;
2. Nuk është bërë publike agjenda nëse z. Thaçi do bisedojë për problemet e shqiptarëve në Mal të Zi, ku mund të përmendi: statusi për vetëqeverisje lokale të Malësisë, të mirat detare në Komunën e Ulqinit, mungesa e mandateve të garantuara për popullin autokton shqiptar në Mal të Zi, papunësia etj etj; Madje, Ai as nuk ndalon në Malësi por direkt e tek bashkëpunëtori i tij i ngushtë z. Gjukanoviq;
3. z. Thaçi paraprakisht bëri të ditur se do punojë në avancimin e të drejtave të malazezëve në Kosovë duke i ngritur në aktin më të lartë juridik të shtetit si “pakicë kombëtare”. Kjo bëhet për disa qindra malazez në Kosovë. Imagjino ne që jemi rreth 40 000 shqiptar në Mal të Zi dhe nuk jemi të përcaktuar si popull autokton në Kushtetutën e Malit të Zi;
4. Alarmi për “atentat” të mundshëm ndaj z. Thaçi neutralizon këtë “pordhozitë” qesharake që me këto veprime tregon injorancë politike, emocion, padituri, mungesë strategjie, nacionalizëm të shekullit të kaluar etj; Siguria për z. Thaçi është në nivelin më të lartë të mundshëm duke e krahasuar me sigurinë që kishte Bill Klinton. Ky është show më i madh i Gjukanoviqit i cili filloi festën për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
5. Nëse ardhja e z. Thaçi në Mal të Zi është skenari i Gjukanoviqit për të neutralizuar opozitën e tij, atëherë ia kanë arritur. Me këtë ne vazhdojmë të thejmë rekordin evropian si shteti i vetëm që nuk e kemi ndryshuar pushtetin që 25 vite. “Meriton çmimin më të lartë” z. Thaçi për këtë vizitë nga Presidenti i Malit të Zi për fitorën që ia solli në pijatë Kryeministrit të Malit të Zi. Skenar i suksesshëm i këtyre dy shteteve, pa përjashtuar mundësinë e koordinimit edhe me shtetet e tyre fqinje. /Marrë nga FB/

 

By admini