Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) organizon panelin diskutues në temën ,,BASHKËPUNIMI NDËRMJET VETËQEVERISJES LOKALE DHE OJQ-ve“.
Qëllimi i këtij aktiviteti është diskutimi për zbatimin e formave dhe mekanizmave themelore të bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor.
Diskutimi publik do të jetë një mundësi që nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të pushtetit lokal, të informohemi se cilat janë pengesat kryesore për bashkëpunimin midis tyre, por edhe për të diskutuar mbi mundësitë dhe mënyrat e përmirësimit të këtij bashkëpunimi, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të shumta në komunitetin lokal.
Diskutimi publik do të mbahet të hënën me 13 mars 2017, në Sallën e Vogël të Komunës dhe do të zgjasë prej orës 11 – 13h.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit ,,Më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”, të cilin CRNVO e realizon me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian. Objektivat e këtij projekti janë fuqizimi dhe inkurajimi i shoqërisë civile për pjesëmarrje më aktive në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike në Mal të Zi.