Të shtunën mbrëma ne ambientet e Komunes se Ulqinit u bë promovimi i librit “Kisha Katolike ne Trevat Shqiptare” e organizuar nga Shoqata “Gjon Buzuku”.
Për librin folën: Prof. Dr. Edmond Malaj nga Qendra e studimeve albanologjike – Tiranë, Prof. Dr. Nertila Ljarja nga Univesriteti i Shkodrës si dhe Dr. Nail Draga nga Qendra për Kulturë e Ulqinit etj.
Në promovimin morën pjese intelektualë, studiues, historianë dhe figura të shqura nga Ulqini dhe më gjërë. Poashtu morën pjesë kryeipeshkvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj, Dom Kelmend Spaqi, famullitari i Ulqinit Dom Sinom Filipaj si dhe Dom Fran Markiqi, kështu mësohet nga faqja e Dom-Nike Ukgjinit.