Nga Ali Gjeçbritaj

Të hënën në Krajë me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, seksioni i dramës të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Krajë  dë të shfaqë dramën “Stina e lumturisë” të autores Esmerinda Lekperiqi, nxënëse e klasës së nëntë

Më rastin e 7 Marsit-Ditës së mësuesit seksioni i dramës  i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Ostros do të shfaqë dramën “Stina e lumturisë” të autorës Esmerinda Lekperiqi, nxënëse e klasës së nëntë.

Shfaqja jepet në Shtëpinë e Kultures  në Ostros të hënën, më 6 mars 2017 në orën 19:00. Kjo është shfaqja e gjashtëmbdhjetë me radhë që jep grupi simpatik i aktorëve të vegjël të seksionit të dramës  që me sukses po vepron në vazhdimësi pranë këtij institucioni arsimor, i vetmi në gjuhën shqipe në komunën e Tivarit nën drejtimin e profesoreshës së letersisë dhe gjuhës shqipe znj. Aishe Gjeçbritaj. Është berë tashti traditë që aktorët e shkollës për nderë të 7 Marsit për çdo vit shfaqin nga një pjesë teatrale për moshatarët e tyre, prindërit, mësuesit dhe për publikun e gjerë. Duhet veçuar me këtë rast se drma në fjalë është shkruar nga një nxënëse e shkollës.
Kujtojmë se si sot 130 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Hapja e shkollës së parë shqipe, 7 Mars 1887 në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre rilindasit tanë.

Çdo vit 7 Marsi festohet  në Krajë, në fillim të pluralizmit këtë festë e organizoi LD në MZ me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

By admini