Të premten në vizitë punë në Komunën e Ulqinit ishte ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq me bashkëpunëtorë. Në takim morri pjesë edhe drejtori i Fondit për sigurimin shëndetësor Sead Çigiq. Ato janë takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe kryetarin e Kuvendit Komunal Loro Nrekiqin.
Në takim kryetari Cungu foli për bashkëpumin e shkëlqyeshëm me Shtëpinë e Shëndetin dhe Emergjencën e Ulqinit. Ndër problemet kryesore në sektorin e shëndëtësisë, kryetari Cungu përmendi mungesën e sallës për opreracion dhe transfuzionin e gjakut në maternitetin e Ulqinit, problemin e mungesës të doktorëve të cilët flasin gjuhën shqipe në Spitalin e përgjithshëm të Tivarit, problemin e mushkonjave si dhe ndotjen e kanalit të Port Milenës.

Ministri Hrapoviq tha se në të ardhmen për punësimet në Shtëpin e Shëndetit në Ulqin dhe Spitalin e Tivarit përparësi do ti jepet doktorëve nga këto dy qytete, ndërkaq përsa i përket problemit të rriitjes së cilësisë të shërbimeve zgjidhje duhet kërkuar në partneritetin publiko privat.
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi do t’i jap urdhër Instituti për shëndetin publik që të monitoroj kualitetin e ujit në Port Milenë dhe të reagoj nëse paraqitet nevoja. Mnistri shtoi se llogaritë në përkrahjen e Komunën në hapjen e ambulancave turistike gjatë sezonit turistik në zonat më të frekuentuara të qytetit.

By admini