Këshilltari i DPS-it në Kuvendin komunal të Ulqinit-së Borisllav Bashoviq ka vlerësuar se iniciative e kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe liderit të Forcës Nazif Cungut që kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani të shpallet qytetar nderi i Ulqinit është provë se po zbatohet dhuna juridike në Kuvendin komunal të Ulqinit.
Këtë iniciativë të partnerit të koalicionit ai e quajti pafytyrësi, transmeton Vijesti.
Këshilltarët do të diskutojnë sot për propozimin e Cungut, e paraprakisht duhet të vendosin se a do të shpallet ish ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Elizabet Shtajnaker qytetare e nderit e Ulqinit.
“Kuvendi nuk e ka vendimin për këtë gjë, pse dhe kur duhet të ndahet mirënjohja qytetar nderi. Prandaj ky është komprometim i njerëzve i llojit të vet, pavarësisht për ke bëhet fjalë, për Nishanin apo për Shtajnaker”, tha Bashoviq, shkruan Vijesti.